Home / Aktivitete / “ Mayors for children and youth”

“ Mayors for children and youth”

“ Mayors for children and youth”

Shumë i nderuar dhe i lumtur të merrja pjesë në konferencën e organizuar nga UNICEF, në Athinë, Greqi, me fokus trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve e të rinjve dhe ofrimin e mundësive të barabarta në shoqëri.

Mbi 23 Homologë nga Europa dhe Azia Qendrore morën pjesë në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm ku shprehëm njëzëri angazhimin tonë në rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë dhe fëmijët me prioritet fëmijët nga grupet në nevojë.

Kisha mundësinë të prezantoja sfidat dhe mundësitë e Bashkisë Berat në trajtimin e këtyre çështjeve, disa projekte të cilat janë ndërmarrë së fundmi me përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe projekte në fushën sociale të cilat kanë si synim integrimin e fëmijëve dhe të rinjve në jetën sociale dhe komunitare.

Takimi u përshëndet nga zëvendës Drejtori I përgjithshëm I UNICEF për Europën dhe Azinë Qëndrore Z. Philippe Cori dhe nga kryetari i bashkisë së Athinës Z. Kostas Bakoyanis

Berati do të shkojë përpara vetëm nëpërmjet frymës dhe energjisë së fëmijëve dhe të rinjve