Në datën 8 Korrik, me rastin e 5 –vjetorit të Hyrjes së Beratit në UNESCO, në Lagjen Kala u organizua një Koncert Rinor me artiste te rinj këngëtarë dhe kërcimtarë. Qëllimi i aktivitetit ishte gjallërimit i Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet të rinjve. Aktiviteti u mbështet nga Bashkia Berat, Klubi Kiwanis dhe Ambasadorët e Natyrës. Aktiviteti theu heshtjen e Kalasë dhe mblodhi shumë qytetarë dhe turistë nën tingujt e bukur të zërave rinor.