Mbrëmjen e djeshme, në Njësinë Administrative Sinjë, përkatësisht në fshatrat Sadovicë dhe Galinë, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, bashkë me drejtorin e Kompanisë “SHELL”, z. Türker Șengönül, inspektuan investimin e ri të kryer nga kjo kompani për vendosjen e 20 shtyllave të ndriçimit, që funksionojnë përmes paneleve diellore te instaluara në këto shtylla. Panelet konservojnë energji për të ndriçuar jo vetëm në netët e zakonshme, por edhe në ato me shi. Ky investim shërbeu si test për të parë mënyrën e funksionimit të këtij ndriçimi, i cili, nëse rezulton i suksesshëm, do të shtrihet edhe në fshatrat e tjerë ku operon kompania “SHELL”. Ky eshte investim i radhes i kësaj kompanie në ndihmë të komunitetit të kësaj zone.