Ditën e sotme, në praninë e kryetarit të Bashkisë Z. Petrit Sinaj, është përmbyllur “Kampi i Gurskalitësve Berat”. Një iniciativë e Bashkisë Berat dhe partnerëve, e cila synon të ndërgjegjësojë brezin e ri si dhe qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit.
Në kamp morën pjesë të rinj shqiptarë dhe francezë për disa ditë. Gjatë kampit, të rinjtë u njohën me trashëgiminë ndërtimore të qytetit, me teknikat bazë të gurskalitjes dhe shtrimit me kalldrëm. Aftësitë e fituara të rinjtë i përdorën për shtrimin me kalldrëm të një rrugice në Lagjen Goricë. Gjithashtu, së bashku me Aleancën Franceze të rinjtë shkëmbyen kulturën dhe gjuhën e përbashkët ndërmjet dy shteteve.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Outdoor Ambassadors – Berat Albania, Alliance française antenne de Berat, Qendra Artizanale Margarita,
Faleminderit për mbështetjen Ndermarrja E Sherbimeve Publike.