Home / Aktivitete / Kamp veror per femijet e qytetit te Beratit

Kamp veror per femijet e qytetit te Beratit


Drejtoria e Sherbimeve Sociale

Titulli i projektit: Kamp veror per femijet e qytetit te  Beratit

Zbatuesi: Bashkia Berat, Drejtoria e Sherbimeve Sociale, NJMF dhe  Qendra “Lira”

Financuar : Organizata “Save the Children”

Qellimi: Kalimi i kohes se lire gjate pushimeve te veres ne menyre  sa me aktive dhe argetuese, trajtimi dhe diskutimi ne grup i ceshtjeve dhe problematikave qe shqetesojne kete grupmoshe ne jeten e perditshme, shkolle, familje, komunitet.

Duke vleresuar Lojen si nje mjet te pazevendesueshem te te nxenit dhe zbavitjes dhe argetimit, u synua qe cdo aktivitet te ishte i bazuar ne loje. Nepermjet kesaj menyre organizimi u realizua informimi i  femijeve mbi te drejtat dhe pergjegjesite e tyre, informimi me institucionet qe mbrojne femijet, si te kujdesen per shendetin dhe higjenen personale, marredhenien e tyre me njeri-tjetrin, familjen, mjedisin, natyren ,ku dhe si te kerkojne ndihme kur kane nevoje, etj.

Dita permbyllese e kampit perben nje dite me permbledhjen dhe ekspozimin e te gjithe aktiviteteve te kryera gjate diteve verore dhe me te ftuar.

OBJEKTIVAT te cilat u arriten gjate aktivitetit 10 ditor (4-15 Korrik) te kampit veror:

  • Argetimi i 50 femijeve te moshes 6-14 vjec (nga te gjitha grupet sociale : rome, egjiptiane, familjeve me nivel te ulet ekonomik-social, femije me zhvillim ndryshe (ak), femije qe jane ne trajtim nga NJMF, etj).
  • Socializimi i femijeve me njeri-tjetrin dhe fitimi i disa aftesive per jeten.
  • Nepermjet aktiviteteve u synua te stimulohet jo vetem zhvillimi personal i femijeve ,informimi i femijeve me tema te ndryshme sociale ne perputhje me moshen dhe zhvillimin e tyre.
  • Promovimi i institucioneve qe mbrojne femijet dhe te drejtat e tyre(Njesia per Mbrojtjen e Femijeve,)
  • Te nxise bashkëpunimin dhe bashkejetesen e femijeve qe frekuentojne prane qendres “LIRA” dhe femijeve te tjere.

Pёrfituesit

– Perfituesit parësorë/50 femije te moshes 6-14 vjec, 5te rinj, vullnetare te cilet lehtesuan disa nga aktivitetet e kampit., 4 edukatore(mesues, punonjes sociale dhe psikologe)

– Perfituesit dytësorë/indirektë janë prindërit e këtyre fëmijëve, familjet e tyre dhe komuniteti.

AKTIVITETET

1.Lojra psikosociale.

Keto lojra u zhvilluan me grupet e femijeve cdo dite duke synuar zhvillimin e aftesive sociale,fizike dhe mendore te pjesemarresve.

2.Biseda informative

Gjate ketyre bisedave femijet u diskutuan mbi tematika te ndryshme qe prekin kete grupmoshe si:

-Higjena personale dhe shendeti.

-Sjelljet e rrezikshme(perdorimi i alkolit, droges, duhanit)

-Shfrytezimi i te miturve

-Edukimi mjedisor

-Te drejtat e femijeve/dhuna ne shkolla dhe familje

-Familja ime, raporti prinder -femije

-Mosdiskriminimi dhe pranimi

Sensibilizimi

U shperndane

v  mesazhe  sensibilizuese  mbi te drejtat e femijeve.

v  Shperndarja e fletepalosjeve per NJMF.

v  Gjithe pershirjen e femijeve me aftesi te kufizuara  dhe te pakicave etnike

Disa  nga veprimtaritë që u zhvilluan :

v  Punime okupacionale(punime vizatime,  dekor, etj)

v  Aktivitete sportive ( ne kendin sportiv te shkolles “Ylli Mengjesit” qe ndodhet ne hapesirat ngjitur me Qendren “LIRA”

v  Vizite ne Biblioteken e qytetit

v  Lojra te ndryshme argetuese (brenda qendres dhe ne lulishten e qytetit)

v  Lojra te ndryshme didaktike

v  Lojra muzikore

Njesia per Mbrojtjen e Femijeve

Bashkia Berat

Julinda Vokopola