Në ambiente te Galerisë së Arteve ‘’Edward Lear’’ në Berat, me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë, u organizua ekspozita fotografike ‘’Firmëtarët e Pavarësisë’’ me dokumenta dhe foto arkivore të vjetra. Të ekspozuara në 15 panele, materialet prezantuan para publikut, fakte historikë që revokojnë periudhën e Shpalljes së Pavarësisë dhe figurat e patrioritëve të qytetit të Beratit, të cilët dhanë kontributin e tyre në Pavarësinë e Shqipërisë.
Ekspozita u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Berat.Petrit Sinaj, në bashkëpunim me Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë.
Berati krenohet në këtë 104-vjetor me 6 firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, Bab Dudë Karbunara, Iljaz dhe Sami Vrioni, Dhimitër Tutulani, Qemal Bej Mullaj, Ferit Vokopola, Hajredin Çakrani dhe Xhelal Koprencka.
Në ceremoni përshendetën të ftuarit Z.Gëzim Zema, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Berat dhe Z. Ardit Bido-Drejtor i Arkivit Qëndror të Shtetit.
Arkivi Qëndror i Shtetit në partneritet me Bashkinë Berat kanë filluar një bashkëpunim dypalësh për organizimin në Berat të disa ekspozitave me dorëshkrime, foto dhe materiale të tjera arkivore që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, të cilat do t’i prezantohen publikut të qytetit përgjatë viitit të ardhshëm,në data të caktuara historike dhe evente kulturore, duke i shtuar vlerat historiko-kulturore qytetit të Trashëgimisë Botërore.