Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe me mbështetjen e Zyrës së OSBE në Shqipëri, u çel sot në Galerinë e Arteve ‘’Edward Lear’’ Ekspozita ‘’ TOKË’’ me punime nga pedagogë të Universitetit të Arteve të Tiranës në të cilën u paraqiten 22 punime të artit bashkohor . Të pranishëm në ceremoni Kryetari i Bashkisë Berat Z.Petrit Sinaj dhe Ambasadori i OSBE në Shqipëri Z. Bernd Borchardt.
Artistët shprehnin në punimet e tyre përkujdesjen ndaj tokës. “Tokë” këtë vit është e kuruar nga Edison Çeraj. Veprat janë realizuar në pikturë apo skulpturë me temën e Tokës, ku nuk mungojnë dhe video apo instalacione. Është një nga ekspozitat, që gjithmonë ka vëmendje dhe artistët që prezantohen janë ndër më të vlerësuarit në Shqipëri.