Home / Investime /  DITA NDËRKOMBËTARE E MONUMENTEVE DHE E SITEVE KULTURORE

 DITA NDËRKOMBËTARE E MONUMENTEVE DHE E SITEVE KULTURORE

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Kulturore, Kryetari dhe stafi i Bashkisë Berat organizuan një vizitë në banesën e znj. Ana Xheblati në lagjen “Mangalem”, për të vlerësuar shembullin e restaurimit dhe rijetëzimit të banesës monument kulture dhe për ta vënë atë në shërbim të zhvillimit të turizmit. Iniciativa të tilla private që udhëhiqen nga komuniteti janë të qenësishme për mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore në Berat.