Sot, me 6.1.2017 u festua Dita e Ujit te Bekuar.Qindra besimtare,megjithese nje dite e ftohte dhe me debore moren pjese ne Hedhjen e Kryqit ne ujerat e lumit Osum.Dergata e Mitropolise pershkoi gjithe bulevardin kryesor dhe permes liturgjive fetare krijoi nje atmosfere te vertete festive.Ne ceremoni ishin te pranishem qindra besimtare orthodokse,qytetare,te rinj e te reja te qytetit.Moren pjese ,Kryetari i Bashkise, z.Petrit Sinaj, Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, z.Blendi Klosi, deputetja e Qarkut te Beratit znj.Anila Agalliu.Casti i shumepritur ishte kur Mitropoliti i Beratit,Kanines dhe Vlores,Hiresia e tij , Imzot Ignat Triantis hodhi Kryqin ne ujerat e ftohta te lumit Osum dhe fitues ishin nje grup djemsh te lagjes Gorice te qytetit.Pas hedhjes se Kryqit autoritetet vendore bene nje vizite ne Mitropoline e Beratit ,ku u priten nga Hiresia e tij ,Imzot Ignat Triantis.