Në Berat rizgjohet tradita e hershme e Karnavaleve
Kryebashkiaku Petrit Sinaj: ‘’Eventet që Bashkia Berat organizon në në qytet, kanë shtuar numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Të gjithë të rinjtë të përfshirë’’
Karnavalet janë një vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Beratit.Me anë të humorit dhe sarkazmës ato thumbojnë realitetin dhe përveç argëtimit sjellin mesazhe të qarta sociale, politike dhe artistike-kulturore.
Karnavalet kanë filluar të festohen në Berat para viteve’40. Megjithëse një Festë me origjinë pagane, Karnavalet festoheshin më vonë Ditën e Ndjesave në muajin Shkurt. Veç individëve të veshur karnavale, kishte edhe grupe me maska butaforike.
Në atë periudhë Karnavalet shoqëroheshin edhe me këngë humoristike .Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ‘60.
Këtë vit Bashkia Berat u kujdes të rizgjonte traditën e hershme të Karnavaleve,duke risjellë për publikun në datën 26 Shkurt një Paradë Karnavalesh me pjesëmarrjen e të rinjve të shkollave të qytetit me kostume dhe maska të krijuara nga ata vetë, në një dekor tipik Karnavalesh nëSheshin ‘Teodor Muzaka’’ dhe Shëtitoren ‘’Republika’’.Më pas pati një performancë të grupeve të Karnavaleve në Sheshin Qendror‘’ Teodor Muzaka’’, shoqëruar nga shfaqje e trupës sëCirkut Kombëtar dhe koncert të grupit muzikor ‘’Alar Band’’.Në fund undanë certifikatat për kostumin më të bukur, për grimin më të bukur, për kostumin më të frikshëm dhe për fëmijët.
Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj i dorëzoi Kupën e Karnavaleve për performancën më të mirë Liceut Artistik ‘’Ajet Xhindole’’. Në fjalën e tij Z. Sinaju shpreh se Bashkia Berat ka prioritet për t’i kthyer këto aktivitete në festa të përvitshme në fuksion të nxitjes së kulturës dhe rritjes së numrit të vizitorëve në qytet.Të rinjtë do jënë pjesë aktive e organizimit të këytre aktiviteteve në Berat- u shpreh Z. Sinaj.
Në Paradën e Karnavaleve morën pjesë 15 shkolla dhe 10 kopshte të qytetit, si dhe grupe rinore dhe komunitare. Ishin mbi 350 të rinj dhe fëmijë të cilët parakaluan në Paradë, duke prezantuar kostumet dhe maskat e përgatitura nga ata vetë. Mijra qytetarë dhe vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën Festën,e cila i paraprin një kalendari ambicioz eventesh që Bashkia Berat do të organizojë këtë vit.
Festa e Karnavaleve u organizua nga Bashkia Berat në bashkëpunim me partnerët e saj, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim,Shoqatën ‘’BID Berati’’dhe Drejtorinë Arsimore Berat.