Home / Aktivitete / Degjesa publike per buxhetin afatmesem ne Njesine Administrative Sinje

Degjesa publike per buxhetin afatmesem ne Njesine Administrative Sinje

Bashkia e Beratit, në kuadër të përgatitjes së draftit përfundimtar të Planit Buxhetor Afatmesëm 2018 – 2020, ka nisur sot në Njësinë Administrative Sinjë dëgjesën e parë publike me qëllim prezantimin e shërbimeve dhe investimeve kryesore që Bashkia ka parashikuar të zbatojë gjatë këtij afati kohor.


Organizatorë të këtij procesi ishin Nënkryetari i Bashkisë, z. Çlirim Brisku, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë , z. Gezim Zema, Administratori i Njësisë Administrative Sinjë, z. Ervin Spahiu. Pjesëmarrës në këtë dëgjesë ishin anëtarë të Njësisë Administrative Sinjë, kryetarë të fshatrave, banorë të zonës etj.


Gjatë dëgjesës publike, Nënkryetari i Bashkisë ,z. Brisku, informoi pjesëmarrësit lidhur me qëllimin e organizmit të këtij procesi, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, z. Zema, bëri një ekspoze të shkurtër të investimeve të bëra deri më tani dhe të atyre që janë parashikuar të zbatohen në këtë plan buxhetor, duke përcaktuar edhe prioritet kryesore për njësinë përkatëse.


Gjatë diskutimit kryetarët e fshatrave parashtruan kërkesat e tyre që lidheshin kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të rrjetit të ujësjellës – kanalizimeve, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis fermerëve për ndërtimin e rrugëve që mundësojnë punimin e tokave bujqësore.