Berati binjakëzohet me qytetin e Karmielit në Izrael.
Në datën 9 Shkurt 2017 është nënshkruar në Izrael, në qytetin e Karmielit, Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet qytetit të Beratit dhe Karmielit, për bashkëpunime në disa fusha si: kulturë, sociale, dhe shkëmbime eksperiencash mes stafeve bashkiake. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetaret e Bashkive Berat dhe Karmiel,përkatësisht Z. Petrit Sinaj dhe Z. Adi Eldar, në praninë e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak të Karmielit , komuniteti Shqiptaro- Hebraik të qytetit , Ambasadorit Shqiptar në Izrael Z. Bardhyl Canaj , Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael Znj. Felicita Yakoel, si dhe autoritete lokale të qytetit.. I njohur si kryeqyteti i Galilesë Qendrore dhe i njohur për bukurinë e tij natyrore, Karmiel është i famshëm edhe për Kolegjin BRAUDE të degëve të Inxhinierisë, i cili ka rreth 3500 studentë dhe së shpejti do të hapë një degë për hulumtim në bioteknologji. I njohur për standardin e jetesës më te lartë se mesatarja kombëtare, qytetit të Karmielit i jane dhënë çmime të shumta kombëtare në fusha të tilla si cilësia e jetës, menaxhimin, sigurinë në rrugë dhe thithjen e emigranteve, si dhe Çmimin Vjetor te Ministrisë së Brendshme për Menaxhimin e Financave. Lidhjet e popullit Shqiptar dhe atij Hebre janë të hershme. Dokumentet tregojnë, se Berati është qendra që priti dhe shpëtoi më shumë Hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti i Beratit priti rreth 600 Hebrenj të ardhur nga Kosova.Në Berat ekziston edhe nje rrugicë: ‘’Rruga e Hebrejve ‘’ në lagjen ‘’ 28 Nentori ” pranë qendrës së qytetit.