Bashkia nderon me titullin “Nderi i Qytetit,, intelektualin beratas , akademikun Dhori Kule
Pasi ka marre ne konsiderate propozimin e nje grupi intelektualesh , Keshilli Bashkiak vendosi ti akordoje z. Dhori Kule titullin” Nderi i Beratit,,.
Ceremonia u zhvillua ne mjediset e bashkise se re te sapo inaguruar dhe ka mbledhur miq e dashamires, intelektuale, anetare te keshillit bashkiak etj.
Kreu i Bashkise Sinaj i dorezoi z. Kule titullin e larte, nderi i qytetit me motivacionin :”Per vlera te spikatura ne fushen akademike si nje personalitet qe me punen dhe perkushtimin e tij shumevjecar si pedagog dhe akademik ka ngritur lart emrin dhe vlerat e qytetit,,.
Kreu i Bashkise Sinaj duke pershendetur te pranishmit vleresoi figuren dhe personalitetin e z, Dhori Kule si nje nder emrat me te spikatur qe ka nxjerre qyteti i Beratit.
Mes emocioneve z.Kule ka falenderuar bashkine si edhe keshillin bashkiak per kete vleresim te cilin ai e quajti nje obligim me shume per qytetin dhe bashkeqytetaret.
Takimi kaloi ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore., ndersa ne fund te tij u shtrua nje koktejl.