Në kuadër të Programit të Partneritetit Urban Banka Boterore-Austri, në qytetin e Graz-it po zhvillohet Simpoziumi i Kryetarëve të Bashkive të Europës Juglindore me qëllim për të ndihmuar qytetet dhe qeveritë lokale në Evropën Juglindore në një proces të modernizimit dhe reformës si dhe për të promovuar zhvillimin lokal dhe rritjen e qëndrueshme . Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj mori pjesë në këtë Simpozium,duke prezantuar sfidat dhe mundësitë që ofron reforma administrative dhe territoriale dhe mundësitë për projekte zhvillimi në qytetin e Beratit.
Pjesë e programit ishte edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë së Graz-it Z. Siegfried Nagl, si dhe një vizitë në Shoqërinë e cila menaxhon e sistemit të ujit në qytetin e Grazit.
Bashkia Berat është pjesë e bashkive të Shqipërisë të përfshira në programin e Bankës Botërore,bashki të cilat po asistohen në fushën e taksave , financave vendore dhe planifikimit urban.
Home / Aktivitete / Bashkia Berat prezantohet në Simpoziumin e Kryetarëve të Bashkive të Europës Juglindore në qytetin e Graz-it Austri.
Tags graz