Bashkia Berat e ka vleresuar strehimin si nje nga prioritet e politikave te saj sociale, nisur kjo edhe nga nevoja gjithnje e ne rritje te kerkesave te qytetareve per banese .Vazhdimisht prane Bashkise Berat paraqiten qytetare, te cilet per shkak te mungeses se burimeve te tyre financiare, kerkojne mbeshtetjen e institucioneve vendore per zgjidhjen e problemit te strehimit, duke plotesuar formularin e vetedeklarimit.Ky numer deri tani ka arrritur ne 480 aplikant.
Bashkia i ka kushtuar vemendje ketij fakti dhe ka punuar per te qene pjesemarrese ne projektet e ndryshme te strehimit .
Si rezultat , ne daten 13.02.2008 Bashkia Berat fal punes se stafit dhe angazhimit te Kryetarit , per te plotesuar kushtet e kerkuara nga Banka Keshillit te Europes , nenshkroi me Qeverine Shqiptare, Kontraten e Nenhuase per projektin “ Ndertimi I Banesave me Qelllim Social”.
Ky projekt u realizua me bashkefinancimin e Bankes se Keshillit te Europes , Qeverise Shqiptare dhe Bashkise Berat ne raportet e meposhtme :
Banka e Keshillit te Europes ( KredI) –71,650,000 leke
Qeveria Shqiptare – 20, 754,026 leke
Bashkia Berat – 77,048,251 leke
Nepermjet ketij projekti u realizua ndertimi i dy pallateve 6 –kateshe ne lagjen Murat Celebiu.Cdo pallat ka 24 apartamente prej te cilave nje eshte garsonier ( nje dhome me aneks) dhe 23 jane 1+1 (nje dhome +nje kuzhine) .
Keto apartamente jane ndertuar sipas standarteve bashkohore dhe me nje cilesi te larte nga ana ndertimore .
Nje vemendje te vecante ju kushtua krijimit te kushteve te domosdoshme dhe sa me te mira per rritjen e cilesise se banimit duke kryer keto punime :
Dritare dur-alumini dopio xham
Banje me pajisjet hidro-sanitare te kohes .
Mobilimi i aneksit me Guzhine dhe aspirator.
Dere e blinduar ne hyrje te pallatit, etj.
Nje rendesi te vecante bashkia i kushtoi dhe infrastruktures rrugore duke ndertuar rrugen “Pal Golemi ” ne vleren 33,920,000 leke dhe kanalin e ujerave te zeza ne vleren 3,718,000 leke te cilat ishin nje problem shume i madhe per banoret e kesaj lagjje dhe qe i sherbejne dhe banoreve te rinje qe do sistemohen ne keto pallate .
Ne vijim te punes per krijimin e kushteve sa me te mira, u krye dhe sistemimi ne vleren 5.094.000 leke i territorit prane ketyre pallateve me qellim krijimin e nje ambjenti shlodhes , argetues per femijet .
Per sistemin e ketij territori u kryen punimet e meposhtme :
Shtrimi me pllaka decorative I sheshit para pallateve dhe rrugicave.
Ndricimi I territorit nepermjet 9 shtyllave elektrike .
Vendosja 16 stolave per shlodhje .
Gjelberimi I zones nepermjet mbjelljes se barit , shkurreve dekorative , manjolave dhe pishave.
Vendosjen e lodrave per femije si : lishars, rreshkitese dhe lekundese .
Qytetaret qe do te strehohen ne keto banesa do te jene qiramarres kundrejt bashkise, kjo sipas Marreveshjes se Huase mes Bankes se Keshillit te Europes dhe Qeverise Shqiptare.
Financimi I Bankes se Keshillit te Europes eshte bere ne formen dhenies se nje kredie , qe do te thote se bashkia duhet te paguaje per 15 vjet principalin e kredise , ndersa Qeveria Shqiptare do te paguaje interesat e kesaj kredie.
Perzgjedhja paraprake e familjeve te pastreha qe do te perfitojne keto banesa eshte bere ne baze te Ligjit nr.9232, dt.13.05.2004 “ Per programet sociale te strehimit te qytetareve ne zonat urbane” dhe kritereve te vendosura nga Banka e Keshillit te Europes .
Ne kete perzgjedhje prioritet paten familjet qe kane ne perberjen e tyre persona si : paraplegjike , tetraplegjike , invalide pune (6 familje) te verberi e grupit te pare (nje familje), jetime deri ne 30 vjec , si dhe familjet ku kryefamiljari eshte grua (17 familje) ,pensioniste (3 familje) ,e çiftet e reja (2 familje) dhe familje te pastrehe qe nuk kane perfituar nga ligji nr 7652 dt 31.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore “ (14 familje)
Perve programit te trajtimit te banesave sociale me qera Bashkia Berat ka aplikuar dhe projektin per trajtimin e familjeve te pastreha me kredi te zbutur.Nga ky projekt kane perfituar 97 familje nga te cilat: Invalid pune ,para-tetraplegjik 16 familje.
Familje nje prinderore 21 familje.
ifte te reja 10 familje