Ne daten 7 Mars ,me rastin e Festes se Mesuesit ,Bashkia Berat organizoi ne Qendren Kulturore nje ceremoni me mesues te qytetit te Beratit.Ne ceremoni merrnin pjese Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj dhe autoritete lokale,mesues pensioniste,mesues aktive te cilet kane arritje ne profesionin e tyre ,drejtues te shkollave dhe edukatore te sistemit parashkollor. z.Sinaj ne fjalen e tij shprehu falenderimet dhe mirenjohjen per profesionin e nderuar te mesuesit dhe punen e palodhur te tyre ne edukimin e brezit te ri.
Gjate ceremonise u akorduan edhe shperblimet per 25 mesues dhe per here te pare edhe edukatore te spikatura ne punen e tyre.Fale financimit te Bankes Societe Generale Albania prej 250.000 leke te reja u be i mundur realizimi i kesaj mbeshtetje per mesuesit e qytetit.
Bashkia Berat shprehu falenderimet per Banken Societe Generale Albania per reagimin ndaj kerkeses se Bashkise Berat per te shperblyer mesuesit e suksesshem dhe i uron te gjithe mesueseve Gezuar Festen e 7 Marsit !