Sot, me date 6.1.2017 u mblodh Shtabi i Emergjencave Civile te Bashkise Berat , nen drejtimin e n/kryetarit z.Bledar Blana. Ne kete takim u percaktuan masat per përballimin e situates si me poshte :
Nga kryetaret e Njesive Administrative dhe lagjeve u kerkua te evidentohen pikat me emergjente.
Nga Drejtoria e Arsimit, Bashkia Berat dhe Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit u kerkua te krijohen vend strehime per te strehuar shtresat ne nevoje nga kjo situate. Si pike u percaktuan ambientet e Stadiumit te Ri dhe shkolles se mesme “ Kristo Isak ” , me 30 shtreter, ku deri tani eshte akomoduar 1 endacak.
Nga MZSH dhe Policia Bashkiake u kerkua vendosja ne gatishmëri e tyre dhe monitorimi i vazhdueshem i situates.
Nga Drejtoria e Sherbimeve Publike te kryhet monitorimi i rrugeve per zhbllokimin e tyre . Deri tani te bllokuar jane rruget ne fshatrat Qafe Dardhe,Rabiak.
Nga Sh.a Ujesjelles Kanalizime u kerkua te mbahet nen monitorim furnizimi i popullates me uje te pijshem.
Nga Drejtoria e Bujqesise, Administrimit te Ujerave dhe Pyjeve te kryhet monitorimi i vazhdueshem i kanaleve kulluese, ujitese dhe rezervuareve.
Nga fondet e Emergjencave Civile te sigurohet kripe per shkrirjen e akujve ne zonat problematike.Fuqia punetore e te gjitha ndermarrjeve ne varësi te Bashkise Berat te jene ne gatishmëri.
Te gjithe drejtuesit e institucioneve te informojne shpesh per situatat e krijuara ne sektoret e tyre.
Numrat e kontaktit per emergjencat e konstatuara:
0697811433 / 0692191456
Drejtoria e Transportit dhe Emergjencave Civile
Tags ecivile