SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR INSPEKTOR NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE
Në zbatim të ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” , si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë Berat Nr. 832, datë 05.12.2025 “Mbi miratimin e strukturës organike të administratës së Bashkisë Berat dhe institucioneve në varësi të saj”, për vitin 2026, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e Policisë Bashkiake shpallet njw vend i lirw pune:
1(një) Inspektor të Policisë Bashkiake, në Drejtorinë e Policisë Bashkiake, Bashkia Berat
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE DO TË JETË 30.10.2026
KOMPETENCAT DHE DETYRAT E INSPEKTORIT TË POLICISË BASHKIAKE
– Inspekton veprimtarinë e policisë bashkiake në terren dhe në zyrë.
– Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet përpara eprorit, për sigurimin e zbatimit të detyrimeve dhe kompetencave që ka sipas ligjit.
– Kryen hetime në raste të veçanta sipas nevojës.
– Koordinon veprimtarinë e punës dhe raporton tek Drejtuesi I Policisë Bashkiake në lidhje me raportin me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë.
– Monitoron zbatimin e procedurave dhe politikave të policisë.
– Përgatit për të paraqitur tek eprori lidhur me planifikimin e aktivitetit të Policisë Bashkiake, në mbështetje të detyrave të caktuara, për të siguruar realizimin në kohë të
objektivave të përcaktuar.
– Përgatit raporte dhe rekomandime për përmirësimin e performancës së policisë bashkiake.
– Bashkëpunon me autoritetet e tjera për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.
1.1 KRITERET PËR PRANIM INSPEKTOR NË POLICINË BASHKIAKE
KRITERET E PËRGJITHËSHME PËR PRANIMIN NË POLICINË BASHKIAKE JANË SI MË POSHTË:
1. të jetë shtetas shqiptar;
2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
4. të ketë përfunduar arsimin e lartë nw shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë;
5. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
6. ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
7. të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
8. të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë;
9. të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të kete përfunduar ciklin e parë të studimeve të arsimit të lartë ose të ketë diplomë të barasvlershme me të. në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë , Diplomw e arsimit të lartë sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
b) (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
d) Vjetersi në punë një vit , në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
e) Të ketë figurë të pastër morale.
FAZAT E KONKURIMIT
Pranimi në Policinë Bashkiake bazohet në parimet e shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale dhe mosdiskriminimit. Procesi përzgjedhës bazohet në vlerësimin e kritereve dhe aftësive profesionale të kandidatëve.
Pranimi kryhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur përmes një procesi përzgjedhës dhe testimi transparent e të drejtë. Fazat e konkurrimit per Inspektor të Policisë Bashkiake do të jenë përkatësisht:
• testimi me shkrim
• intervista
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët brenda datës 30.10.2026 duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Berat ose pranë njësisë së burimeve njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm :
1. kërkesën;
2. jetëshkrimin;
3. fotokopjen e kartës së identitetit;
4. fotokopjet e noterizuara të diplomës sw shkollws sw lartë;
5. 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
6. raportin e aftësisë në punë / mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
7. certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
8. vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
9. Formular vetedeklarimi per dekriminalizimin
10. vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
11. dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
12. vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
13. vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
14. vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
15. Certifikata, trajnime profesionale, në fushën përkatëse (nëse ka);
16. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
17. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shtetwrore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
18. Vwrtetim vendbanimi.
19. Vërtetim nga Tatim Taksat që nuk ka biznes në territorin e bashkisë Berat.
Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit me kërkesën e bashkisë përkatëse, duhet të merret edhe vërtetimi besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit. Dokumenti do t’u bashkwngjitet dokumentave tw dorëzuara nga kandidatwt dhe do t’u vihet nw dispozicion komisionit përzgjedhës.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak nga Komisioni përzgjedhës, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, Bashkia Berat, do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe kandidatët do të njoftohen për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave rast pas rasti .
Në të njëjtën kohë, kandidatët e skualifikuar do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për arsyet e moskualifikimit nëpërmjet adresës nëpërmjet adresës tyre të e-mailit. Kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.
1.4
FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI
• Njohuritë mbi ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
• Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë
• Njohuritë mbi ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”
• Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
• Ligjin 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
1.5 MËNYRA E VLERESIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për këto faza të konkurimit
Testim me shkrim deri në 60 pikë
1.Testimi me shkrim kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga shpallja e listës së kandidatëve, që plotësojnë kriteret ligjore për t’u pranuar në Policinë Bashkiake. Më shumë detaje në lidhje me
mënyrën e e zhvilimit të testimit i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
Kandidati nuk kualifikohet për vazhdimin e konkurrimit nëse nuk merr 60% të pikëve të përcaktuara.
Kandidati që merr më shumë 60% të pikëve të përcaktura të tëstimit do të do të njoftohen për të vazhduar procesin e Intervistes
Intervista me gojë deri në 40 pikë
Intervista konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
b) intervista, deri në 30 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e e zhvilimit të testimit i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim ,testimit fizik dhe rezultatit të intervistës me gojë .
Kandidati që merr më shumë se 60 pikë për të dyja fazat konsiderohet i suksesshëm .
Kandidatët, që kanë marrë më pak se 60 pikë, renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Komisioni përzgjedhës dhe Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e njoftimit dhe do të marin përgjigje zyrtare brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të ankimimit.
Kandidati që merr më pak se 60 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve për të treja fazat e konkurimit, raportit dhe vendimit nga komisioni përzgjedhës si edhe përfundimit të fazës së ankimimit, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, Bashkia Berat do të shpallë fituesit në portalin Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive, Faqen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
BASHKIA BERAT
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve