Në kuadër të projektit ‘’ Arsim alternativ dhe formim profesional’’ financuar nga Qeveria Zviceriane dhe zbatuar nga Organizata ‘’Ndihmë për Fëmijët’’, përfaqësues të shtatë Bashkive në Shqipëri, përfshirë Bashkinë e Beratit dhe të Shërbimeve Sociale Shtetërore , nga data 2-5 Maj, realizuan një vizitë studimore në Lucernë të Zvicrës .Vizita u shërbeu pjesëmarrësve të njiheshin nga afër me rezultatet e një sistemi efektiv social, modelet,mekanizmat dhe instrumentat për ofrimin e shërbimeve sociale komunitare , mënyrën sesi marrin kontakt njerëzit në nevojë me ofruesit e shërbimeve,roli i OJF-ve në sistem si ofrues të shërbimeve sociale, planifikimi dhe buxhetimi për shërbimet sociale, kualifikimi I stafit etj.
Home / Aktivitete / Vizitë studimore në Lucernë të Zvicrës,në kuadër të projektit ‘’ Arsim alternativ dhe formim profesional’’
Tags zvicra