Sot me date 06.05.2016, ne ambientet e Qendres Kulturore “Margarita Tutulani” u zhvillua degjesa Publike ne lidhje me hartimin e Vleresimit Strategjik Mjedisor,si pjese e Dokumetit te Planit te Pergjithshem Vendor te Bashkise Berat.
Ne hartimin e ketij dokumenti ,Bashkia po asistohet nga USAID, përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), si një nga 5 bashkitë model në Republikën e Shqipërisë në kuadër të Planifikimit të Territorit nepermjet Coplan.
Ne takim moren pjese , N/Kryetari i Bashkise z.Clirim Brisku , Coplan me grupin e punes , perfaqesues te administrates dhe institucioneve shteterore si , Institucioni i Prefektit, Keshilli i Qarkut, ARM , Drejtoria e Bujqesise, Inspektoriati i Mjedisit , perfaqsues te shoqates Mjedisore EDEN, qytetare e biznesmene aktivitetet e te cilave kane lidhje direkt me mjedisin.
Takimin e hapi N/kryetari i Bashkise, I cili pasi foli per rendesine qe ka hartimi i PPV dhe VSM i la kohe dhe hapsire specialisteve qe kishin hartuar materialin ne lidhje me vleresimin mjedisor.
Prezantimi u perqendrua kryesisht ne :
1.Sugjerime rreth te dhenave
2.Problematika shqetesuese e menaxhimit mjedisor.
3.Ceshtjet mjedisore shqetesuese per banoret.
4.Propozime per permiresimin e gjendjes ekzistuese .
Ne takim u vu re mungese te dhenash dhe informacione te parinovuara, per te cilat u shkembyen informacione si dhe u hapen dritare te reja njohjeje institucionale.
Takimi dhe diskutimi u la i hapur per tu plotesuar me informacione si dhe sugjerime , per ti paraprire takimit te rradhes qe mund te zhvillohet rreth muajit shtator .
Tags degjese