Sot me rastin e Ditës së Pashkëve Orthodokse,një përfaqësi e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak bënë një vizitë dhe uruan Imzot Ignat Triantis dhe besimtarët ortodoksë: Për shumë vjet Pashkët,vërtet Krishti u ngjall.Në vizitën në Mitropoli ishin Kryetarja e Këshillit Bashkiak,znj. Nikoleta Manka,sekretari i përgjithshëm i Bashkisë,z. Gëzim Zema,nënkryetari i Bashkisë,z.Bledar Blana etj.Në përshëndetjen e saj Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj .Nikoleta Manka,uroi gjithë besimtarët ortodoksë duke iu uruar paqe,harmoni,dashuri dhe bashkëjetesë fetare.Në fjalën e tij Imzot Ignat Triantis,falenderoi përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak dhe të Bashkisë për urimet e përzemërta me rastin e Pashkëve Ortodokse dhe falenderoi pushtetin vendor për krijimin e kushteve dhe ndihmesën e njerëzve në nevojë.Dita e Pashkëve është një ditë e bekuar për të gjithë besimtarët dhe një ditë paqeje dhe harmonie për të gjithë besimtarët.