NE MJEDISET E UNIVERSITETIT TE BERATIT SOT U ZHVILLUA NJE KONFERENCE E CILA U ORGANIZUA NGA I.D.M.C. DHE FONDACIONI GJERMAN ADENAUER.TAKIMI U SHOQERUA NGA NJE FILM I REALIZUAR NGA DISA TE RINJ ,FILM I TITULLUAR:” KUJTESA E NJE VENDI QE HARROI TE HARRONTE,,. ISHIN TE PRANISHEM STUDENTE , PERSONA QE KISHIN VUAJTUR NE BURGJET E DIKTATURES, NXENES SHKOLLE,ETJ. ISHTE I PRANISHEM EDHE KRYETARI I BASHKISE Z. PETRIT SINAJ. NE CELJE TE AKTIVITETIT DR. JONILA GODOLE , DREJTUESE E I.D.M.C, THEKSOI RENDESINE E ZHVILLIMIT TE AKTIVITETEVE TE TILLA PER TE MBAJTUR GJALLE MEMORIEN KOLEKTIVE. AJO FALENDEROI TE PRANISHMIT DHE NE VECANTI KREUN E BASHKISE SE BERATIT z. PETRIT SINAJ PER PJESEMARRJEN. ME TEJ DREJTUESI I FONDACIONIT ADENAUER QE ISH EDHE MBESHTETES I AKTIVITETIT, Z. VALTER CLAS, NE PERSHENDETJEN E TIJ VLERESOI SE PARI QYTETIN E BERATIT, DHE ME PAS U NDAL TEK RENDESIA E AKTIVITETIT.TEMA E SE SHKUARES ,- THA AI,- ESHTE NJE NGA DREJTIMET KRYESORE TE AKTIVITETIT TE FONDACIONIT. KRYEBASHKIAKU SINAJ NE PERSHENDETJEN E TIJ U NDAL GJITHASHTU TEK RENDESIA E AKTIVITETEVE TE TILLA PER MEMORIEN KOLEKTIVE. SINAJ SOLLI EDHE METAFOREN BIBLIKE TE SOLOMONIT SIPAS SE CILES CDO HISTORI NJEREZORE VJEN BREZ PAS BREZI. KESHTU EDHE QYTETI I BERATIT MUZEAL, I VLERAVE DHE UNESKO-S, KA NE VETVETE NJE HISTORI QE NUK SHUHET. BASHKIA E BERATIT , EVIDENTOI ME TEJ SINAJ, KA BERE MJAFT PER VLERESIMIN E FIGURAVE TE PERSEKUTUARA TE REGJIMIT DIKTATORIAL. KETO EMRA JANE PERJETESUAR NE RRUGE , SHKOLLA ETJ, POR GJITHSESI ME SHUME DUHEJ BERE NE KETE DREJTIM.KESHILLI BASHKIAK I BERATIT KA VLERESUAR DISA FIGURA ME TITULLIN NDERI I QYTETIT DHE KJO SI SHENJE VLERESIMI NDAJ VEPRES SE TYRE NE EPOKEN E HESHTJES KOLEKTIVE. NUK URREJME, FALIM, SEPSE SHIKOJME DREJT SE ARDHMES,- E PERFUNDOI FJALEN E TIJ KRYEBASHKIAKU SINAJ, PER TE CILIN KTHIMI I KOKES PAS ESHTE EDHE NJE MENYRE PER TE MOS HARRUAR , POR EDHE ME VIZIONIN PER TE VESHTRUAR PERPARA.ME TEJ TE PRANISHMIT NDOQEN FILMIN E PREGATITUR KUJTESA E NJE VENDI QE HARROI TE HARRONTE, FILM I CILI ISH KONCEPTUAR SI NJE UDHETIM NE SHQIPERI, ME SYNIM SJELLJEN NE MEMORIEN KOLEKTIVE TE REALITETEVE TE SE KALUARES.ME PAS AKTIVITETI VIJOI ME DISKUTIME NGA TE PRANISHMIT KUR NE PANEL U NGJITEN FIGURA SI GEZIM PESHKEPIA, ISH I BURGOSUR POLITIK NE SPAC, VERA BEKTESHI ISH E INTERNUAR, APO GAZETARI ENO POPI.