Home / Aktivitete / Analiza vjetore 2015

Analiza vjetore 2015

Fjala e Kryetarit te Bashkise z.Petrit Sinaj ne analizen vjetore 2015 te Bashkise Berat:

Pershendetje te gjitheve!

 

Analiza ekonomiko financiare e vitit 2015 te cilen zhvillojme sot nuk eshte thjesht dhe vetem detyrim administrative.

Si produkt i nje praktike pune qe vlereson domosdoshmerine e analizave periodike te veprimtarise, ky moment merr vlera te vecanta per nje periudhe kohe sikurse eshte viti 2015.

E pare kjo, ne vete ngjarjet qe ai mbarti e percolli ne kohe si dhe per objektivat qe u programuan ne fillimin e tij, merr nje peshe thelbesore ne kuptimin menaxhues te aparatit dhe veprimtarise se tij.

Drejtimi cilesor, efektiviteti ekonomik, Mireorganizimi dhe manaxhimi cilesor, gjitheperfshirje ne funksion te nje mireqeverisjeje lokale e bejne vitin financiar qe mbyllem nje vit arritjesh, realizimesh dhe jo vetem.

Te perqendruar e mire programuar ne funksion dhe per te mireqeverisur, per te ndikuar e zhvilluar ekonomine lokale dhe ruajtur qendrueshmerine e saj por prioritet i rendesishem qendroi sherbimi ndaj komunitetit dhe permiresimi i nivelit te jetes. Kjo edhe pse ne e dime, njohim dhe vleresojnm gjendjen aktuale. Por ne dime mire gjithashtu, ku dhe si do ta marrim progresin e kerkuar.

Sinteza e punes se administrates ka synuar per tju dhene perparesi sherbimeve ne komunitet. Ndalur, analizuar dhe programuar nje ruajtje te qendrueshmerise se tyre ne te gjitha fushat. E kjo bere realitet nepermjet nje performance cilesore te administrates se bashkise, implementimit te programeve ne fushen e investimeveve dhe implementimit te reformes se re teritoriale.

Viti qe mbyllem, dhe sot marrim ne analize natyrshem na vendosi perpara sfidave, perballimi te cilave kerkoi  Drejtim, Administrim, Manaxhim, Implementim dhe kapitale njerezore te mjaftueshme dhe te domosdoshme.

Keto e bejne  ate nje vit te rendesishem dhe jo vetem si nje vit elektoral.

Implementimi i reformes Teritoriale dhe  Administrative na vendosi perballe detyrave dhe detyrimeve te shtuara ne lidhje me funksionet e deleguara per :

1. Qendrat e shërbimeve sociale;

2. Shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi;

3. Personelin mësimor dhe jo-mësimor në arsimin parashkollor;

4. Personelin jo-mësimor në arsimin parauniversitar;

5. Konviktet e arsimit parauniversitar;

6. Rrugët rurale

7. Administrimin e shërbimit pyjor.

8. Bordin kullimit dhe jo vetem

Ne u perballem me nje riorganizim te plote te strukturave te reja me kapacitete njerezore dhe realizuam transferimin e plote te funksioneve te shtuara te ish komunave ne Bashkine e re.

Bashkia Berat gjate vitit 2015 u riformatua duke iu shtuar edhe kater njesi Administrative, Njesia Administrative Otllak, Velabisht, Sinje dhe Roshnik.

Kjo reflektohet me te dhena e tregues te rendesishem te shtuar jo vetem demografik por edhe territoriale. Sinteze e nje zgjerimi ne forme dhe ne permbajtje, ne problematike, ne angazhim dhe mireadministrim te qeverisjes se njesise se re vendore.

Riorganizim ky qe natyrshem kerkoi dhe na vendosi perballe zgje3dhjeve jo lehtesisht te zgjidhshme, ne funksion dhe zbatim te te gjitha etapave, programeve dhe akteve ligjore dhe nenligjore te saj. Me natyrshmerine e funksioneve te pushtetit vendor u be e domosdoshme riformatimi i struktures, detyres dhe kompetencave.

Ndarja e re administrative është sfidë e rëndësishme. Ajo shoqërohet me reforma të tjera dhe një paketë ligjore që demokratizon dhe rrit efiçencën e qeverisjes, përmirëson kualitetin e administratës vendore dhe garanton mbulimin me cilësi shërbimesh në gjithë territorin e njësisë së re administrative.

Zgjedhjet vendore të vitit 2015, shënuan fillimin e qeverisjes vendore sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.

Ndarja e re administrativo-territoriale, do të pasohet nga një reformë tjetër e decentralizimit fiskal. Me këto reforma synohet:

(i)      demokratizimi i qeverisjes;

(ii)      eficienca në ofrimin e shërbimeve për qytetarët;

(iii)     zhvillimi ekonomik lokal,

(iv)     zhdukja e pabarazive dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Nga pikepamja e ekomomike-financiare viti 2015 shënoi rritjen e Buxhetit vendor në tërësi. Nëse ne vitin 2012 buxheti vendor zinte 2.1% te PBB-se, ne vitin 2013, 2%, në vitin 2014, 2.4% te PBB, dhe ne vitin 2015, 2.7% te PBB.

Bashkia Berat perfiton nga  Transferta e pakushtezuar  206  milion   leke, pra, shtesa e transfertes ne  rreth 5%  me e madhe  ne krahasim  me vitin 2014.

Efektet e paketes fiskale dhane efekt pozitiv ne buxhetin e vitit 2015, duke rritur % e mbulimit te kostos me tarifat.

Bashkia Berat  filllon  vitin buxhetor  2015 pa detyrime te mbartura (me perjashtim te faturave te muajit dhjetor), ne ndryshim nga viti 2014 ne te cilin mbarti detyrime nga viti 2013 ne shumen 68.2 milion leke, nga te cilat 30.8 milion leke ishin investime te perfundura dhe te pafinancuara sipas plan buxheti  te vitit 2013.

Buxheti 2015 parashikoi që të ardhurat vendore të jenë  18,5% më të larta së viti 2014 dhe paketa fiskale nuk parashikoi ndryshime në sistemin aktual të taksavë vendore.

Te ardhurat ne total per vitin 2015 u realizuan ne masen 91% .Planifikuam 269 milion leke, realizuam 245 milion leke.

Plan I I shpenzimeve ne total realizohet ne masen 81%, planifikuam te shpenzonim  546.7 milion leke  dhe  shpenzuam 443 milion leke.

Ne dispozicion te bashkepunimit me projekte te perbashketa :

U vendosen 74.4 milionë lekë nga te ardhurat lokale per :

–         Bashkfinancime, investime per interes publike.

–         Shpenzime në funksion të rritjes së cilësisë urbane, të shërbimeve publike.

–         Për plotësimin e standarteve në arsim,  turizëm, çështjet mjedisore etj

Ne fushen e sherbimeve kemi synuar efektivitet ekonomik te shprehur ne sasine e sherbimeve, ne organizmi dhe manaxhimin e tyre.

Kemi rritur performancen >

–       Krahas shtimit te siperfaqeve vemendje mirembajtjes se siperfaqeve ekzistuese,

ndricimit publik ne rritje, funksional, kalldreme te rikosnstruktuara, performance cilesore

–         Rritjes se ndricim publik, permiresimit te kalldremeve

–          Ne kulture, ne drejtim te rritjes se aktiviteteve ne qender te te cilave rinia. Projekte te shtuara per promovim te vlerave.

–         Riorganizimit te sportit ne cilesi dhe performance

–         Ne pastrim, permiresim te sherbimit ne qytet,unifikim te sherbimit ne njesite e reja.

pjese e e rendesishme ne vizionin tone eshte dhe do te jete ndjekja e :

–         Furnizmit me uje te pijshem

–         Sherbimi i Pastrimit Urban , Transportin dhe Emergjencat Civile

–         Mirembajtja e rrjetit rrugor dhe ndricimi publik ne gjithe shtrirjen teritoriale te bashkise

–         Kultura dhe sporti

–         Mirembajtja e siperfaqeve te gjelbera urbane

–         Sherbimi social

–         Mirembajtje te Objekteve arsimore

Ne ndjekim dhe njohim mire situaten ne pastrimin e mbetjeve urbane dhe per kete kemi punuar efektivisht per ta permiresuar ate dhe per ta shtrire kete sherbim ne njesite e reaj te shtuara. Kjo per nje unifikim dhe rritje cilesore te tij.

Sot jemi ne nje barazim te kosto tarife ne kater njesite administrativ te qytetit dhe e synojme kete dhe per njesite e reja te shtuara.

Pergatitemi per te marre te gjitha masat per te implementuar ligjin e ndarjes se integruar te mbetjeve urbane i cili hyn ne fuqi ne vitin 2018 i detyrueshem per te gjitha njesite e qeverisjes vendore.

Ne kete drejtim ne jemi perfshire dhe kemi zhvilluar nje sere projektesh e partneritet me  USADIN – COPLAN etj per te qene potencialisht te gatshem ne implementimin cilesor te tij.

Sherbimi social per vete rendesin dhe impaktin qe sjell ne komunitet ka marre rendesine e kerkuar te vemendjes dhe organizimit dhe viti 2015 me te drejte ka nje hop cilesor jo vetem ne keto sherbime por dhe ne rritjen sasiore te tyre duke bere pjese te punes e programeve tona shume fusha te pa trajtuara me pare.

Ne kryeqender te vemendjes :

üPerkujdesje e angazhim per familjet ne nevoje.

üSherbime ditore reabilituese.

üRritje e cilesise se sherbimit ne qendrat sociale .

üMbeshtetje me baze materiale.

üKembengulje permanente per thithjen e investimeve te reja per te permiresuar kushtet.

üImplemetim te ligjit te ri per perkrahjen sociale.

üLufte pa kopromis abuzivitetit qe cdo qindarka tju shkoje familjeve ne nevoje dhe qe e meritojne

üShtim te sherbimve ne te gjitha sferat e domosdoshme dhe qe sjellin cilesi te jetes ne komunitet.

Kemi vendimuar dhe dhene realisht ne vlere monetare ndihme per familjet ne nevoje, ju kemi disbursuar shpenzime te ndryshme per keto familje dhe kemi ndjekrur me perparesi gjithe problematiken ne kete fushe. Por ende kemi shume per te bere ndaj dhe synojme :

a)     Permisim te sherbimit dhe ndryshim te statusit te qendave rezidenciale .

b)    Investime per permiresimin e kushteve.

c)     Personel te kualifikuar e professional

d)    Mbeshtetje nga te ardhurat vendore.

e)     Mbeshtetje nga donator.

f)      Rritje te partneriteti me publik privat.

Eshte per kete arsye pse ndertojme nanaze te plote e faktoriale te vlerave arritjeve, angazhimeve dhe detyrimeve duke I dhene pergjigje te plote trinomt :

“CFARE, SI, KUR DHE PSE”

Por per seicilen pjese te tij ne kemi konkluduar :

 

Plotesim te funksionit te percaktuar jo vetem ne qendrat rezidenciale por dhe nepermjet specialisteve te drejtorise respektive , per te perfituar me shume projekte te perbashketa me partneret tane.

Si nepermjet aplikimt ne cdo hapesire te mundshmeper projekte te natyres sociale.

Miremanxhim te te gjitha aseteve qe kemi ne dispozicion

Marrjes dhe shkembimit te eksperiencave

Permiresim te manaxhimit te sherbimit ne keto fusha.

Ne vijimesi :-

Repektim te programit te punes te hartuar per keto sherbime nga drejtoria respektive, dhe administratat e seiciles qender.

Sepse:

Jane pjese e komunitetit ku jetojme.

Meritojne ngrohtesine dhe perkujdesje per tu integruar ne shoqeri

Kemi tashme nje tradite pozitive te akumuluar.

Edhe sherbimi i transportit publike ka marre nje angazhim maksimal nga ana jone dhe ne vitin 2015 nisem kthesen edhe ne kete sherbim.

Ndryshuam sherbimin duke e deleguar ate ne funksion te permiresimit te tij.

U ndertua e funksionon terminali .

I jemi pergjigjur ne kohe me angazhim maksimal te gjithe problematikes per kete sherbim, duke shtuar linjat, stacionet dhe rritur cilesine e sherbimit

Monitorim i vazhdueshem per sherbimin urban, dhe I implementimit te kontrates per kete sherbim

Bashkepunim me Ministrine e linjes per implemntim te reformes ne sherbimin e transportit.

Synojme te realizojme :

  1. Shtrirje te ketij sherbimi edhe ne njesite e reja administraive te bashkise .
  2. Miremanaxhim te kopetencave ligjore.
  3. Implemetim te reformes ne transport.

Viti 2015 ishte:

  • Viti i rikthimit te disa prej sherbimeve nga operatore privat ne Publik.
  • Viti i zgjidhjes ne nje periudhe me shume se nje vit i nevojes per siperfaqe ne sherbimin e varrezave publik.
  • Shpronesime ne funksion te investimeve te rendesishme publike.

Kemi realizuar nje dekor funksional dhe me kosto me te ulet, kemi zgjidhur problemin e siperfaqes se varrezave publike ne Suelas, ndjekim cdo problematik qe lind ne kete fushe dhe jemi te vendosur e kemngules per te rritur me shume cilesin e ketij sherbimi.

Bashkia eshte rritur dhe bashke me te jane shtuar problematikat.

Ne kemi hyre ne nje tjeter vit financiar dhe jo pak te rendesishem. Eshte per kete arsye pse nga kjo analize gjeneron konkluzioni : te drejtojme me transparence

Te adminnistrojme me efektivitet,

Dhe te projektojme mbeshtetur ne kapacitete.

Ne kete kuader, eshte domosdoshmeri :

1- Te shoqerojme objektivat me programme analitike pune ne perditshmeri dhe te masim performacen me objektiva

2.Te percaktojme mire pikat e dobeta dhe sfidat qe kemi per para, dhe te hartojme e implementojme startegji sektoriale per te permbushur misionin dhe vizionin qe kem.

3- Te percaktojme te githa mundesite dhe kapacitetet per te realizuar transparence dhe terheqje te mendimit te komunitetit si pjese e rendesishme e qeverisjes vendore.

4. Te projektojme, te projektojme dhe te argumentojme cdo mundesi e kapacitet, per te perfituar me te miren e mundshme nga kapiatli I ri njerezor qe kemi ne dispozicion, duke nderuar punen ne grup e bashkepunim ndersektorial.

Prioritet i punës së Bashkisë Berat mbetet bashkëpunimi me Organizata dhe Partnerë Ndërkombëtarë

 

Kemi punuar intensivisht  për të aplikuar për çdo thirrje për projekte nga partnerët e huaj dhe do vazhdojmë me intensitet kontaktet dhe bashkëpunimin me :

 

Bashkitë Binjake

Rrjetet Ndërkombëtare

Organizatat dhe donatorë

Projektet e Bashkimit Europian.

 

Gjatë periudhes Korrik 2015 – Mars 2016 jane realizuar bashkëpunime me Partnerë Ndërkombëtarë si: Banka Botërore për financimin e rrugëve lidhese me Kalanë e Qytetit, me Ambasadën Kineze për projektin e ByPassit dhe sistemimin e Lumit Osum,me Studion Hollandeze UniLab për projektin e Ishullit në Lumin Osum, me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për investime të reja në Qendrën e Qytetit dhe Qendrën Historike, me Sekretariatin e Bashkëpunimit Ekonomik të Qeverisë Zviceriane për projektin e Mbetjeve Urbane, me Organizaten Adriopolis per projektin e Qendres Kulturore ne kuader te Borxhit Italian, me PNUD për fazën e dytë të Projektit të Integrimit të popullsisë Rome, me USAID për mbështetjen teknike në sektorët e taksave, financës dhe ujësjellësit si dhe hartimin e Planit te Pergjithshem Rregullues te Bashkise Berat, me Organizatën Franceze SICALA për projektet në fushën ekoturizmit ,etj

Po vijon puna për te aplikuar për projekte në fushën e trashëgimisë, turizmit dhe agrobiznesit, në kuadër të Thirrjeve të Bashkimit Evropian, të cilat përfshijnë :

 

a- Programi Adrion

b- Programi Ndërkufitar Shqiperi- Greqi

c- Programi i Mesdheut

d- Programi Erasmus

 

Janë në vijim procedurat për binjakëzimin me Bashkitë Luoyang – Kinë, Manisa dhe Safranbolu ne Turqi dhe Bashkinë Matera në Itali me të cilat synohet jo vetëm bashkëpunimi dypalësh por edhe pjesëmarrja në projekte të ndryshme.

Turizmi përben prioritet te zhvillimit te qytetit .Numri i turisteve per vitin 2015 ishte 45,747 vizitore, nga te cilet  60 % ishin vizitore te huaj. Ne krahasim me vitin 2014 , ka nje rritje prej 34%. Ne kete rritje kane ndikuar permiresimi i infrastruktures se rruges Berat- Lushnje, rritja e promocionit te qytetit, rritja e sherbimeve turistike dhe marketingu si SIT ne UNESCO. Muajt e pare te vitit 2016 shenojne shifra ne rritje te turizmit, krahasuar me te njejten peiudhe te vitit 2015 dhe jemi duke shkuar drejt nje turizmi vjetor, qe perfshin turizmin kulturor, eko-turizmin, turizmin e aventures, ate religjioz etj. Per vitin 2016 , jane 26 hotele te rregjistruara dhe rreth 50 restorante te orientuara drejt turizmit. Ka nje rritje te ndjeshme te inciatives private turistike , duke synuar kthimin e shtepive tradicionale ne shtepi pritese,restorante, etj.

Jane organizuar disa evente te cilat synojne zhvillimin e turizmit, si Festivale, Panaire te Agrobiznesit dhe Artizanatit, koncerte , te cilat synojne te terheqin sa me shume vizitore.

Objektivat e Bashkise ne fushen e turizmit  për vitin 2016 jane :

1-Implementimi i  strategjisë dhe planit te veprimit të turizmit për Qytetin e Beratit, ku jane te perckatuara projektet ne fushen e infrastruktures turistike, marketingut, eventeve dhe nxitjes se sektorit te biznesit.

2- Plotësimi i një pakete promocionale  përfshirë website, harta turistike, fletë palosje.

3-Zhvillimi  i aktiviteteve  dhe eventeve për një turizëm vjetor.

4-Menaxhimi i Zyres se re te Informacionit Turistik, e cila do te ofroje standarte te larta ne percjelljen e informacionit per turistet dhe risi teknologjike

Bashkia Berat e konsideron Trashëgiminë Kulturore si një bosht për zhvillim social, kulturor dhe ekonomik dhe gjate vitit qe kaloi ka kryer një investim fizik në Kalanë historike të Qytetit duke akorduar një fond për restaurimin e murit që kishte rënë si rrjedhojë e shirave në mes të Kullave 7 dhe 8.  Investimet për riparimin e aseteve të trashëgimisë do të vijojnë këtë vit dhe vitet në vijim.

Në muajin Maj, Bashkia Berat fitoi çmimin e parë në Qarkun Berat  me projektin Krijimi i Zyrës së Interpretimit Turistik. Zyra e re e Interpretimit Turistik që po krijohet do të interpretojë trashëgiminë e qytetit në forma shumë novatore për turistët dhe vizitorët.

Bashkia Berat edhe këtë vit konsolidoi aktivitetet dhe mbështetjen e saj për artizanët e qytetit duke organizuar takime me dhe promovime me ta. Një projekt që ka filluar së fundmi synon të identifikojë dhe katalogojë artizanët dhe mjeshtëritë e tyre në qytet. Aktivitete promovuese të tjera në fushën e Trashëgimisë Kulturore janë Dita e Trashëgimisë Kombëtare Kulturore dhe Dita e Gatimeve Tradicionale. Me anë të këtyre aktivitete kemi synuar të rrisim sa më shumë pjesëmarrjen e të rinjve për të përsosur aftësitë dhe talentet e tyre. Bashkia Berat përfundoi këtë vit trajnimin e parë të guidave turistike në qytetin e Beratit dhe këtë vit qyteti do të ketë Guida tërësisht profesionale në shërbim të turizmit.

Bashkia ka mbështetur dhe inkurajuar përmes takimeve dhe seminareve bizneset private të cilët operojë në ndërtesa historike në fushën e turizmit. Gjithashtu sapo ka përfunduar një projekt novator siç është ai i Shtegut Interpretues të Goricës. Përgjatë shtegut të kalasë së Goricës janë vendosur panele me informacion në dy gjuhë si dhe stola dhe kosha mbeturinash për një eksperiencë sa më të kënaqshme. Krijimi i shtegut është bërë në përputhje me vlerat mjedisore dhe të trashëgimisë në rrënojat e Kalasë së Goricës, duke përdorur materiale të përshtatshme. Shtegu do t’i ofrojë vizitorëve informacion për natyrën, trashëgiminë, florën dhe faunën e zonës.

Në fushen e kultures,Qendra kulturore “Margarita Tutulani” luan një rol të rëndësishem ne zhvillimin e jetes kulturore,sportive si dhe promovimin ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare te vlerave artistike, kulturore e sportive qe ka qyteti i Beratit.   Funksionon si drejtori shpenzuse e Bashkisë Berat dhe në varesine e saj janë biblioteka “Vexhi Buharja”, Galeria “Eduard Lear” dhe klubi shumësportesh “Tomori”.

Objektivat janë të zhvillojme   sa më shumë aktiviteteve me nivel artistik të cilat gjithmone i kalojne parashikimet mujore që ne bëjme si drejtori dhe ndjekjen e garave te parashikuara ne kalendarin e nxjerrë nga federata sportive.

Risi dhe sukses aktiviteteve te zhvilluara nga Q.Kulturore dhe institucionet ne varesi jane bashkepunimet me profesionistë të zhanreve të ndryshëm ne rang Nderkombëtar, Kombëtar  dhe shkollat e qytetit .Eshte bere pasurimi me orkestracione te reja te tre formacioneve muzikore si dhe riorganizimi i formacioneve muzikore me elemente te rinj te talentuar dhe spikatja e te rinjeve ne muziken moderne. Jane realizuar 4 Premiera teatrale me trupa profesioniste dhe amatore.

Ne fushen e sportit ka arritje,ku ne Kampionatin Kombëtar Individual te Ping Pongut për të rritur,Ekipi i Beratit zuri vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, gjithashtu ka arritje në ekipet e te rinjve te sporteve te boksit,peshengritjes,mundjes, dhe gjimnastikes.

Bashkia Berat ka nisur rikonstruksionin e plote i Bibliotekes “Vexhi Buharaja” , duke synuar kthimin e  saj ne nje qender me standarte ne fushen e kultures dhe librit gjithashtu dhe ka pasuruar fondin e saj me libra të rinj.

Furnizimi me uje ka qene dhe eshte prioritet qe ka kerkuar jo pak enegji pune e perkushtim, ne organizim, manaxhim dhe rritje cilesore te ketij sherbimi sa jetik aq edhe te rendesishem per jeten e komitetit.

Administrojme manaxhojme e drejtojme nje ndermarrje qe njeh rritje ne performancen e saj financiare, stabilietet ne furnizimin me uje dhe permiresim sasior e cilesor ne vartesi te perfundimit te investimeve te nisura.

Edhe ky sherbim do te njohe efektet e reformes teritoriale ne fushen e organizimit te tij.

Sh.a .do te jete me shtrirje teritoriale sipas ndarjes se re administrative.

Tashme funksionet e deleguara jo vetem ne administrim e manaxhim por shoqeruar dhe me mjetet financiare te domosdoshme per realizimin e tyre.

Kjo kerkoi riformatim te struktures drejtuese e manaxhuese dhe jo vetem. E per kete  ngritem strukturat e nevojshme dhe te domosdoshme dhe kemi nisur nga funksioni i plote per to me te gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme. E te vetedijshem dime se kerkohet :Pergjegjesi,

  • Angazhim
  • Plotesim I funksioneve qeverisese
  • Me prane gjithe komunitetit.
  • Manaxhim I teritorit.

 

Reforma teritoriale shtoi funksione, por shtoi dhe pergjegjesite e per pasoje solli me shum sherbime ne sasi. Mjafton te kujtojme se ne vitin 2015 ne rrjeti rrugor i ndricuar  ishte 32.01 km rruge te ndricuara,sot 33,688 km rruge te ndricuara.

E shoqeruam kete shtese me investime duke blere mbas kaq kohesh mjete e duhura dhe minimalishte te domosdoshme per keto sherbime te rendesishme ne rritjen e cilesise se jetes.

Ne njohim strategjine e zhvillimit, planifikimit dhe te projektimit e sherbimeve te njesise se qeverisjes qe drejtojme dhe organizojme. E per kete ne  kemi moton tone te perditshmerise te mbeshtetur ne kater shtylla kryesore :

Studim, Projektim,Prokurim, Zbatim.

Projektojme ne kohe dhe implementojme Strategjine e zhvillimit Ekonomik, Planin e Investimeve Kapitale per kater njesite administrative te qytetit Berat.

Duhet dhe do te nisim punen per riformatimin e ketyre materialeve edhe per njesite e shtuara administrative.

Per te arritur ne kohe sherbime te shtuara ne nje kohe realtivisht me te shkurter, ne sherbim te komunitetit.

Vete implementimi i tere ketyre programeve te hartuara do te sjelle per ne dhe komunitetin me shume investime, me shume hapesira ligjore per ti realizuar ato, pasi tashme kemi mundesine per te dhene leje zhvillimore.

Por keto investime natyrshem do te kerkojne me shume angazhim e koordinim, kontroll e bashkepunim midis vete strukturave te administartes se bashkise.

Audit te plote per nje efektivitet ekonomik dhe kosto sa me te ulet, nje Polici Bashkiake ligjore, qytetare, dhe sa me profesionale per te permbushur misionin dhe vizionin ne administrim ligjor.

Ne kemi te ristrukturuar dhe tashme me funksionale nje institucion i dale nga apatia administrative sikurse eshte IMT e cila jo vetem prish por dhe i jep komunitetit me shume hapesira urbane ne perdorim, eshte me e vemendshme dhe e pergjegjshme ne dhe funksion te zbatimit te ligjit per administrimin e territorit te bashkise.

Por gjithecka qe kerkojme e realizojme kerkon dhe nje kapital njerezor te kualifikuar. E per kete ne funksion dhe zabtim te ligjit per Nenpunesin civil, ne koordinim edhe me DAP ne thithim kapacitete kualitative, nje brez te ri te kualifikuar e te pergjegjshem per misionin qe ka administratat e qeverisjes vendore ne kushtet e reja te reformes territoriale.
Trinomi kuptimplote e shume domethenes per manaxhimin e trritorit:

–         Individe

–         hapesire urbane

–         ndertese ,

Do te sjelle kohe te shkurtim te kohes ne dhenien e lejeve, mire administrim te hapesirave urbane dhe projekte e investime cilesore dh eper kete ne e ndjejme se jemi tashme te pergatitur.

Jemi duke investuar dhe vazhdojme te projektojme per te shtuar ato.

Kemi punuar synuar dhe ofruar :

–         Nje Bashki per komunitetin dhe ne sherbim te tij

–         Transparence maksimale ne perdorimin e shpenzimeve per realizimin e sherbimeve

–         Vemendje maksimale shtresave ne nevoje dhe kerkesave te komunitetet.

Do te realizojme :

–         Pritshmerite e planifikuara.

–         Transparence  maksimale.

–         Efektivitet ekonomik.

–         Kualitet administrativ.

–         Ruajtjen dhe provovimin e vlerave.

–         Permiresim te jetes ne komunitet.

–         Plotesim te programit elektoral

 

Ky qytet dhe ky komunitet meriton me shume ne do te bejme maksimumin e mundshem

 

 

JU FALEMINDERIT