Home / Aktivitete / Prezantimi i Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj në Simpoziumin e Kryetarëve të Bashkive të Europës Juglindore

Prezantimi i Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj në Simpoziumin e Kryetarëve të Bashkive të Europës Juglindore

Prezantimi i Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj në Simpoziumin e Kryetarëve të Bashkive të Europës Juglindore

Graz- Austri
29.02.2016

 

Të nderuar pjesëmarrës,
Më lejoni t’ju shpreh falenderimet për përfshirjen e Bashkisë Berat në ‘’Programin e Partneritetit Urban Banka Botërore – Austri’’, duke asistuar Bashkinë tonë drejt një procesi të modernizimit dhe reformës, per të promovuar zhvillimin lokal dhe rritjen e qëndrueshme .

Gjatë fazës të parë, Bashkia jonë ishte përfituese në grumbullimin e te dhenave, kryesisht për të ardhurat dhe shpenzimet apo edhe nivelet e ndryshme të tarifave, taksave dhe shërbimeve, për të bërë më pas përpunimin e të dhënave të grumbulluara për t’i përdorur rezultatet e arritura në një menaxhim më të mire te burimeve dhe shpenzimeve. I gjithe ky proces, u shoqërua edhe me një shkëmbim të eksperiencave me Bashki nga vendet e tjera të rajonit.

Viti 2015 ishte një vit i rëndesishëm për qeverisjen vendore në Shqipëri, duke patur parasysh zbatimin e reformës administrative-territoriale, e cila jo vetëm ka zgjeruar territoret e Bashkive, duke përfshirë shumë komuna dhe fshatra në territorin e saj, por ka shtuar edhe shërbimet dhe kompetencat e pushtetit lokal.

Tashmë Bashkia Berat është rritur me rreth 40.000 banorë më tepër ( 100.000 në total) , duke iu shtuar 4 njësi administrative , me një shtrirje deri në 20 km larg nga qendra e qytetit

Bazuar në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, i cili ka hyrë në fuqi në 1 janar 2016, qeverisjes vendore, pra bashkisë, i transferohen disa funksione dhe përgjegjësi të reja për shërbime të rëndësishme publike, të cilat mund të kenë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik vendor.

Funksionet qe i shtohen Bashkise janë :

1. Qendrat e shërbimeve sociale;
2. Shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi;
3. Personelin mësimor dhe jo-mësimor në arsimin parashkollor;
4. Personelin jo-mësimor në arsimin parauniversitar;
5. Konviktet e arsimit parauniversitar;
6. Rrugët rurale
7. Administrimin e shërbimit pyjor.
8. Bordi i kullimit.

 

Një nder sfidat me te medha, me të cilat përballet administrata e re pas zgjedhjeve lokale dhe vijimin e reformave, ka qene procesi i vlerësimit të situatës nga pikëpamja territoriale, financare dhe ligjore.Eshte shume e nevojsme per Bashkine te analizoje bazen e të dhënave, analizojmë prirjet, vlerësojmë nevojat për investime dhe t’i pershtasim ato ne aspektin e planifikimit urban, duke lehtesuar pergatitjen e projekte konkrete.

Viti 2015 shënoi vitin me realizimin më të mirë të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, duke forcuar keshtu financat tona lokale. Rritje kanë pasur të ardhurat nga taksat dhe nga tarifat vendore, niveli i arkëtimit të të cilave, gjithashtu është mirë i miri i viteve të mëparshëm.
Është kryer informatizimi i sistemit të taksave dhe tarifave vendore (për biznesin) dhe për financën. Përkatësisht u ndërtuan sistemet TAIS dhe FAIS. Sistemi TAIS është vënë plotësisht në punë për pjesën e biznesit.

Në kuadër të reformës territoriale zgjerimi i vijës administrative të Bashkisë do të rrisë potencialin e të ardhurave, por kërkon edhe rritje të strukturës së administratës tatimore vendore.

Përmirësimi i shërbimit ndaj tatimpaguesve edhe në njësitë administrative kërkon trajnime dhe kualifikime të punonjësve si dhe nevojitet shtrirja e s sistemit bashkëkohor informatik tatimor TAIS për administrimin e taksave dhe tarifave vendore në këto njësi.

Ritmi i ulët i ndërtimeve të reja si rrjedhoje e pezullimi i dhënies së lejeve të ndërtimit për qytetin e Beratit, në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 08.10.2013 mund të reflektohet në mosrealizimin e të ardhurave nga ky burim shumë i rëndësishëm për financat vendore.
Në këto kushte, duke pasur parasysh kapacitetet e ulta fiskale të njësive administrative që na bashkohen si dhe për të kompensuar disi efektet nga zerimi i tatimit, detyrohemi që të rrisim tarifat për shërbimet publike të ndriçimit dhe gjelbërimit.
Mbeshtetja kryesore per projektet e bashkise Berat per vitin 2016, ne kuader te reformes se decentralizimit, do te jete Fondi per Zhvillimin e Rajoneve,pranë Qeverisë Shqiptare, nepermjet nje programi i cili përbëhet nga tre shtylla kryesore:

Shtylla I : Programi i zhvillimit të infrastrukturës vendore dhe rajonale vendore.

Shtylla II : Programi i mbështetjes së ekonomisë . Nën-programi i financimit të pjesëmarrjes në shoqëri tregtare dhe instrumenta të financimit për bizneset . Nën-programi i mbështetjes financiare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme .

Shtylla III : Programi Shqipëria dixhitale . Granti konkurrues për inovacionin dhe teknologjinë e komunikimit.

Në të treja shtyllat e Programit, Bashkia Berat po punon për të aplikuar me projekte .

Duke qenë se qyteti i Beratit ka një strategji zhvillimi të orientuar kryesisht tek turizmi historik dhe kulturor dhe zhvillimi i ago-biznesit, prioritet do të kenë projektet e fokusuara tek rijetëzimi i trashëgimisë kulturore kombinuar me agro-turizmin dhe turizmin e aventurës, duke kombinuar trashëgiminë kulturore që ofron Qendra Historike me resurset natyrore të Parkut të Tomorrit, Zonës së Shpiragut dhe peisazhit natyror që ofron tashme territori i ri i Bashkise.

Në kete kuadër,po hartohen projekte për Qendrën Historike e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të cilat synijnë jo vetëm ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe banesave të vjetra, por edhe kthimin e tyre në atraksione turistike duke ndërthurur turizmin historiko-kulturor, agro-turizmin dhe turizmin e aventures.

Në bashkëpunim me Organizatën USAID, po hartohet Plani i Përgjithshëm Rregullues i Bashkisë Berat, i cili përfundon në Dhjetor 2016.
Gjithashtu,me financimet e Qeverisë Shqiptare,të Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, dhe Bashkise Berat, jane kryer investime madhore ne Qendren e Qytetit, e cila eshte gjithashtu pjese e Zones se Mbrojtur,duke e kthyer në një zonë pedonale dhe atraktive për turistet.
Nepermjet investimeve eshte fuqizuar zhvillimi i bizneseve dhe Qendra e Qytetit eshte në një pikë takimi për fluksin e vizitorëve nëpërmjet organizimit të eventeve, panaireve,koncerteve,aktiviteteve rekreative për nxitjen e turizmit kulturor.
Gjatë vitit 2015 pati nje rritje rreth 34% të numrit të turistëve,krahasuar me vitin 2014 dhe Berati pritet të jetë një nga destinacionet turistike kryesore të Shqipërisë dhe Rajonit për 2016.

Prioritetet tona per kete vit jane te lidhura me rritjen e aksesit ne Qendren Historike, nepermjet krijimit te infrastruktures se nevojshme turistike, rehabilitim rrugesh dhe krijim sheshe parkimi ne dy rruget lidhese me Kalane e qytetit dhe mbylljen e ciklit te investimeve ne Qendren e Qytetit, nepermjet projektit te Sheshit te Harmonise Fetare.

E vleresoj se tepermi mbeshtetjen e Programit te Partneritetit Urban Banka Boterore- Austri per fazen e dyte, per te na asistuar ne bashkepunim me Co-Plan, me mekanizma që janë të dobishëm për procesin e vlerësimit për pushtetin vendor përsa i takon financave lokale dhe planifikimit dhe menaxhimit territorial.

Ne synojme te perfitojme nga Programi ne forcimin e kapaciteteve te qeverisjes sone vendore dhe duke na pajisur me mjete praktike në procesin vendimmarrës në mënyrë që të menaxhojmë me efektivitet zhvillimin urban për një rritje të qëndrueshme.

Ju faleminderit

Petrit Sinaj
Kryetar i Bashkise Berat