Në kuadrin e Programit të Ambasadës së SHBA-së për Lidershipin e Vizitorit, Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj merr pjesë në një vizitë në SHBA, në një program trajnimi për çështje të administrimit në qeverisjen vendore. Të përzgjedhurit për këtë trajnim përfaqësojnë 5 bashki,Berat, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Fier, partnere të USAID-it nën projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri, projekti i cili synon permiresimin e administrimit dhe qeverisjes bashkiake. Gjatë programit, në datat 25- 28 Janar janë kryer takime në Washington me Shoqatën e Bashkive, Shoqatat e Partneriteteve Publiko-Private, dhe Departamente Zhvillimi Rajonal. Gjithashtu në Portland ( Oregon) janë kryer takime me Kryetarin e Bashkisë Astoria ( Oregon), Oranizaten METRO e cila eshte nje organizate zhvillimi metropolitan qe ofron shërbime për rreth 24 qytete.
Takimet dhe vizitat gjatë këtij programi 3-javor, do t’u japin mundësi Kryetarëve të Bashkive të njihen drejtpërdrejt me përvojën amerikane lidhur me administrimin, financat, ofrimin e shërbimeve dhe angazhimin qytetar në bashki.