Ditën e Mërkurë, në Bibliotekën “Vehxhi Buharaja” Bashkia Berat organizoi një takim me qytetarë, firma projektimi, grupe interesi, drejtues dhe punonjës institucionesh ku u prezantuan projektet e të ardhmes së qytetit të Beratit. Ndër projektet e prezantuara janë: Unaza e re Beratit, Sistemimi i Lumit Osum, Restaurimi i Fasadave të Qytetit, Rijetëzimi i Akropolit në Kalanë Berat, Restaurimi i Sheshit të Harmonisë Fetare te ish-stacioni i autobusëve, restaurimi i ish-merkatos etj. Ky ishte një takim konsultativ dhe projektet e prezantuara nuk janë përfundimtare. Deri në përzgjedhjen e projektit fitues do të zbatohen të gjitha procedurat dhe hapat përkatëse. Projektet do të vazhdojnë të diskutohen me publikun dhe të zhvillohen më tej nga studiot prestigjioze. Më pas ato do t’u kalojnë ministrive për çelje fondesh.