Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Berat në Bashkëpunim me Dhomën Ekonomike Evropiane ofrojnë arsimin dhe certifikim online falas. Programi i përzgjedhur është Licensa Globale e Tregtisë, një program i njohur në mënyrë ndërkombëtare nga Këshilli i Akreditimit Amerikan-Evropian për Arsimin e të Rinjve. Ky program vlerësohet me 30 kredite Evropiane, ose 18 pikë në Amerikë, e barasvlershme me një semestër studim akademik. Programi GCL është shumë modern, efikas dhe i dobishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë sipërmarrës ose që janë të papunë duke i ndihmuar ata që të gjejnë një punë të përshtatshme, pavarësisht kualifikimeve të mëparshme. Trajnimi është në anglisht dhe ofrohet në degët Ekonomik, Biznes, Informacion Teknologjik dhe Drejtësi.
Mënyra për të përfituar. Klikoni në faqen http://www.gcl.nu/al. Në të majtë te ekranit klikoni mbi literaturën e rekomanduar. Përzgjidhni një nga lëndët, dhe, pasi ta keni studiuar, në të djathtë të ekranit klikoni mbi marrjen e testit. Gjithsej janë katër testime. Nëse si fillim do të arrini të kaloni testin e parë ju do të pajiseni me një kod me anë të të cilit do të mund të merrni dhe testet e tjera. Pasi të keni kaluar të katër testet online jud do të pajiseni me një diplomë. Diploma do të jetë e regjistruar përherë në bankën e të dhënave GCL nga do të mund të verifikohet nga të gjitha palët e interesuara në të ardhmen.