Home / Të Reja / DREJTORIA E SHERBIMEVE SOCIALE

DREJTORIA E SHERBIMEVE SOCIALE

Drejtoria  e Sherbimeve Sociale, ashtu si edhe sistemi i Mbrojtjes Sociale ne Shqiperi, eshte perfshire ne nje proces te reformimit teresor si ne strukturen e saj , ashtu edhe ne pergjegjesite , problematiken e punes , me synim minimizimin e perjashtimit social per komunitetet ,grupet e individet ne nevoje.

Nder objektivat paresore te kesaj drejtorie

Ø  Percaktimi i Ndihmes dhe Sherbimeve Sherbimeve Shoqerore per individet dhe grupet ne nevoje

Ø  Parandalimi dhe reduktimi i dhunes ne familje

Ø  Mbrojtja e te drejtave te femijeve bazuar ne interesin me te larte te tyre.

Ø  Partneriteti dhe bashkepunimi konkret me institucionet lokale dhe OJF-te me qellim gjitheperfshirjen e komuniteteve (rome, egjiptiane) ne perfitimin e sherbimeve sociale.

Per periudhen kohore 2007-2011 respektivisht jane trajtuar:

Viti 2007

-Kane perfituar Ndihme Ekonomike ,mesatarisht,2046 familje me nje fond 65.388mije

-Jane trajtuar me pagese paaftesie dhe invaliditeti 1815 persona me nje fond 112.670 mije

Viti 2008

-Kane perfituar Ndihme Ekonomike ,mesatarisht 1701 familje me nje fond 76.726 mije

-Jane trajtuar me pagese paaftesie dhe invaliditeti 1854 persona me nje fond 138769 mije

Viti 2009

-Kane perfituar Ndihme Ekonomike ,mesatarisht 1586 familje me nje fond 74.060 mije

-Jane trajtuar me pagese paaftesie dhe invaliditeti 1922 persona me nje fond 165429 mije

Viti 2010

-Kane perfituar Ndihme Ekonomike ,mesatarisht 1280 familje me nje fond 57670 mije

-Jane trajtuar me pagese paaftesie dhe invaliditeti 2025 persona me nje fond 176548 mije

Viti 2011(tre-mujori i pare)

-Kane perfituar Ndihme Ekonomike ,mesatarisht 1133 familje me nje fond 12388 mije

-Jane trajtuar me pagese paaftesie dhe invaliditeti 2049 persona me nje fond 47175 mije

Nje nga arsyet e uljes se numrit te familjeve perfituese , eshte implementimi i politikave te punesimit, dhe zbatimi korrekt i legjislacionit perkates.

Nga viti ne vit , eshte dyfishuar numri i familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike nga fondet e bashkise te cilet nuk mund te perfitojne nga ligji ekzistues.

Vetem per vitin 2011 eshte planifikuar nje fond prej 650000 leke per trajtimin e ketyre rasteve.

Ne strategjine e zhvillimit ekonomiko-social te Bashkise Berat (2010-2020),shtrirja e sherbimeve sociale per grupet vulnerabel ze nje vend te rendesishem.Nje  nder risite ne kete aspekt eshte perfshirja e komunitetit ne hartimin e politikave sociale , ne menyre qe te kete nje perqasje sa me te mire te nevojave te komunitetit dhe sherbimeve qe ofrohen.

Ne partneritet me donatore dhe aktore te shoqerise civile jane konkretizuar keto projekte:

Projekti: “Barazi ne Qeverisje”(05.02.2010-vazhdim) –bashkepunim i Bashkise Berat dhe” Austrian Development Cooperation” mbeshtetur ne Ligjin nr 9970 dt.24.07.2008 “Per Barazine Gjinore ne Shoqeri” .

Qellimi i ketijprojekti: “Perfshirja ne strategjine e zhvillimit ekonomik te Bashkise Berat i Planit te Veprimit Gjinor dhe mbeshtetja e zbatimit te ketij plani me burime njerezore.

Produkte te rendesishme ne kuader te ketij projekti:

●Ndryshimi i vizionit ekzistueste Planit Strategjik te Zhvillimit duke perfshire edhe nje element te katert”mundesi te barabarta”, i cili krijon hapesira per me shume aktivitete konkrete ne dobi te barazise gjinore

●Hartimi i Dokumentit Gjinor-Shtojce per Planin Strategjik te Zhvillimit

●Krijimi i StatistikaveVendore me Baze Gjinore(Raporti I Hartezimit & Rekomandimeve)

●Hartimi i Planit Konkret te Veprimit per Barazine Gjinore ( Gusht 2010-Dhjetor 2011)

●Emerimi i Nepunesit Vendor Gjinor –pika fokale per BashkineBerat

●Ngritja e kapaciteteve te Grupit te Punes per Planin e Veprimit Gjinor ,permes trajnimeve .

Projekti: ”Ta bejme Realitet: Zbatim i Ligjit kunder Dhunes ne Familje ne Shqiperi” (Nentor 2007-Mars 2010) mbeshtetur nga Fondi i Mirebesimit te Kombeve te Bashkuara.

Qellimi i ketij projekti :Zbatimi i Ligjit Nr.9669,dt.18.12.2006 “Per Masa ndaj Dhunes ne Marredheniet Familjare”,krijimi dhe funksionimi i nje sistemi nder sektorial per referimin e rasteve te dhunes ne familje  duke bere te mundur zberthimin ne praktike te ligjit ne fjale.

Fale zbatimit te ketij projekti per periudhen, shkurt 2008-qershor 2009, u be e mundur qe :

●Te ngrihen dy mekanizma per zbatimin  e ligjit kunder dhunes :Keshilli kunder Dhunes ne Familje- perbere nga titullare institucionesh, dhe GrupiTeknik i Punes –perbere nga specialist qe trajtojne rastet ne terren.

●Te monitorohen 36 raste te Dhunes ne Familje

●Te realizohen nje sere trajnimesh e takimesh lidhur me njohjen e zbatimin e ligjit ne fjale nga te cilat perfituan 64 perfaqesues te institucioneve , 88 gra e vajza nga zonat me problematike te qytetit dhe 160 nxenes te shkollave te mesme te qytetit.

●Te zhvillohet nje fushate ndergjegjesimi  e komunitetit ne lidhje me problemin e dhunes ne familje perms broshurave, fletepalosjeve, posterave e spoteve televizive.

●Te instalohet Sistemi Elektronik i Mbledhjes se te Dhenave, bazuar ne menaxhimin e rasteve.

●Te emerohet nje punonjes per ndjekjen dhe monitorimin e  rasteve te Dhunes ne Familje ne zbatim te detyrimeve ligjore per organet e qeverisjes vendore qe rrjedhin nga ligji “Per Masa ndaj Dhunes ne Familje”