Home / Të Reja Nga Kultura / Berati pakete

Berati pakete

Pjesa e pare :  Trashegimia

trashegimiaQyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore , 120 km  në jug të Tiranës, 125 km nga aeroporti i Rinasit ‘’Nene Tereza’’ , 92 km nga Porti i Durresit, 85 km nga Porti i Vlores dhe nga 250 km nga Saranda.  Kufizohet ne lindje me Rrethin e Skraparit, juglindje me Rrethin e Permetit , ne jug me ate te Tepelenes, ne permendim me rrethin e Mallakastres dhe ate te Fierit , ne veriperendim me rrethin e Lushnjes dhe ate te Kucoves , kurse ne veri me rrethin e Elbasanit e ne verilindje me ate te Gramshit. Ai ka një popullsi prej 64.225 banorë me moshe mesatare popullsie 32.8 vjec. Qendra Historike e qytetit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s  në 8 Korrik 2008 si ‘’ një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane ‘’ .Berati i njohur si ‘’qyteti i nje mbi nje dritareve ‘’ është shpallur Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare. Berati eshte qender e Qarkut  te Beratit te perbere nga Rrethi i Beratit ,Skrapar,Kucove .

Gjeografia :

Qyteti i Beratit pershkohet nga Lumi Osum me  gjatesi 125 km . Berati ne lindje ka ne sfond Malin e Tomorrit 2417 m dhe ne  jug-perendim Malin e Shpiragut . Lumi i Osumit buron nga Malesia e Vithkuqit ne lartesine 1050 m mbi nivelin e detit dhe perfundon ne fshatin Arez 17.5 m mbi nivelin e detit ku bashkohet me Devollin per te formuar Semanin .Prurjet me te medha jane ne Shkurt dhe Mars ndersa me te ultat ne Gusht dhe  Shtator. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150 m e 15-20 m të gjera.

Qyteti  ka nje siperfaqe urbane rreth 6.3 km2 dhe nje siperfaqe te pergjithshme 22.8 km2 .Lartesia mesatare mbi nivelin e detit eshte 59 m . Lartesia e Kalase eshte 187 m mbi nivelin e detit . Rajoni i Beratit ka nje klime tipike mesdhetare ,megjithese variacionet topografike te ndryshme krijojne mikroklima perfshire edhe ate alpine. Muaji me i thate eshte Korriku ndersa muajt me te lagesht jane Nentori dhe Dhjetori.  Temperaturat mesatare ne muajt e veres ( Korrik- Gusht ) jane 25 grade , ndersa ne muajt e dimrit ( Dhjetor –Janar ) jane 8 grade. Mali i Tomorrit me ndikimin tij shkakton eren karakteristike te tij , ndersa lumi Osum ka nje ndikim zbutes minimal per shpejtesine e eres .

– Flamuri dhe stema e Bashkise perfaqeson :

a) Emblema e Muzakajve : Nje krua i gjalle me silueten e portes hyrese te kalase .

B) Siluete e Ures se Gorices , Bedenat e Kalase dhe Lumi Osum .

———

Pak histori

Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Dy çekanë guri të zbuluar gjatë kërkimeve arkeologjike dhe që i përkasin fundit të periudhës së bakrit vërtetojnë se qyteti ka qenë i banuar gjatë shek. XXVI – XVIII para Krishtit.

Po ashtu gjetjet arkeologjike të shek. VII para Krishtit të çojnë në përfundimin se ngulmimi në atë kohë ishte një qendër ekonomike dhe tregtare.

Berati u kthye nga një ngulmim në një qytet të mirëfilltë në gjysmën e parë të shek. IV para Krishtit.

Themelimin e qytetit dhe shëndrrimin e tij në një fortifikim te rëndësishëm mendohet ta ketë bërë gjenerali Antipatros, regjent i Aleksandrit të madh. Nga Antipatros Berati mendohet të ketë trashëguar edhe emrin e tij të parë, Antipatrea. Gjatë luftërave të vazhdueshme Iliro – Romake Berati binte shpesh herë në kontrollin e njërës palë dhe herë të palës tjetër, derisa në vitin 168 para Krishtit ra përfundimisht nën kontrollin e Perandorisë Romake. Romakët ia ndryshuan emrin qytetit dhe e quajtën Albanorum Oppidium (Qyteti i Bardhë) pasi kishin parë muret dhe shkëmbinjtë e bardhë si dhe petkat e bardhë që vishnin banorët.

Dy historianët e parë që kanë shkruajtur për Beratin janë Polibi në vitin 216 para Krishtit dhe Tit Livi në vitin 200 para Krishtit. Polibi identifikon Antipatrean me Beratin e sotëm duke e përshkruar si një qytet të madh e me murre të forta dhe që ndodhej në një grykë të ngushtë ndërsa Tit Livi përshkruan luftën e egër të vitit 200 para Krishtit, midis Romakëve të udhëhequr nga Legati Apustius dhe banorëve të qytetit.

Pasi mbërriti me ushtrinë e tij në Berat, Apustius u përpooq të bindte banorët që ta dorëzonin qytetin. Banorët nuk pranuan të binin në ujdi dhe si rrjedhoje Apustius e sulmoi dhe morri me forcë qytetin. Për tu hakmarrë për humbjet Legati urdhëroi që të vriteshin të gjithë meshkujt mbi 16 vjeç, të grabitej dhe ti vihej zjarr qytetit.

Në vitin 395, Berati ashtu si dhe gjithë Shqipëria kaloi nën kontrollin e Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit). Në vitin 440-453 qyteti u quajt Pulheriopolis, sipas Pulqerias, motrës së Perandorit Bizantin Teodosit të II. Ky emër në latinisht do të thotë i pasur, i shkëlqyeshëm dhe i fortë. Berati duhet të ketë qetë një qytet i begatë dhe i lulëzuar për ta merituar këtë emër.

Dëshmi e vyer dhe e rrallë e kësaj periudhe që ka ardhur deri në kohët tona është Kodiku i Purpurt i Beratit (Codex Purpureus Beratinus). Ky Kodik i përket shek. V-VI dhe është një nga dy kopjet e vetme që gjenden në të gjithë botën. Mendohet se është një autograf i “Shën Joan Kristostomit”, patriarkut të Konstandinopojës, dhe që iu fal Beratit nga arhondi Beratas Skuripeq, në fund të shek. XIII.

Në fillim të mesjetës qytetet e tjera përreth Beratit ishin dobësuar mjaft dhe Berati ishte i vetmi qytet i mirëfilltë që vazhdoi të ishte i tillë.

Berati u pushtua nga Perandoria Bullgare në vitin 860, u rimorë nga Bizantinët në vitin 927 dhe u pushtua përsëri nga Perandoria Bullgare në vitin 976. Në vitin 1018 Perandoria Bizantine vendosi përfundimisht pushtetin e saj mbi qytet. Pushtimi Bullgar nuk la gjurmë të ndikimit të saj në kulturën dhe etninë shqiptare. Bullgarët ia ndryshuan emrin qytetit dhe e quajtën atë Belgrade, fortesë e bardhë. Pas pushtimit Bullgar qyteti u kthye në një qendër e rëndësishme kulti, ekonmike dhe kulturore. Pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine Berati u përfshi në territoret e Despotatit të Epirit. Despoti i Epirit, Mihail Komneni, e rindërtoi Kalanë e Beratit. Sot shumë nga nga fortifikimet e hershme që ruhen në Kala i përkasin kësaj periudhe.

Mihaili u vra në Berat si pasojë e luftës për pushtet në vitin 1214 dhe pasardhësit e tij e udhëhqën qytetin edhe për më shumë se një gjysëm shekulli.

Gjatë kësaj periudhe e rëndësishme ishte fitorja në luftën e vitit 1282 kundër ushtrisë së Karlit të I Anzhu. Kjo fitore shmangu pushtimin e Beratit nga Perandoria Bizantine si dhe pengoi përparimin e saj drejt Konstandinopojës.

Pas konsolidimit të Perandorisë Bizantine, Berati u bë përsëri pjesë e saj, por kësaj here konfliktet dhe rebelimet e popullsisë vendaseishin të ashpra. U pushtua nga perandoria serbe në vitin 1346 dhe vetëm pas disa dekadave më vonë u vendos nën kontrollin e familjeve feudale vendase, ndër të cilat më e rëndësishmja në Berat ishte ajo e Muzakajve.

Familjet feudale e drejtuan qytetin deri në vitin 1417, kur ai u pushtua nga Perandoria Osmane. Nëpër shekuj qyteti u rrit dhe u zhvillua. Në vitin 1431, Kalaja kishte 227 familje dhe rreth 1500 banorë. Më vonë njerëzit filluan ti ndërtonin shtëpitë e tyre edhe jashtë mureve të Kalasë nduke themeluar dhe konsoliduar lagje të tëra historike si Gorica dhe Mangalemi. Në fund të shek. të XVI Berati kishte 1019 shtëpi, me rreth 7000-8000 banorë.

Sot në Kalanë e Beratit dhe në dy lagjet Historike gjenden monumente fetare myslimane dhe Krishtere. Dikur në Kala kanë ekzistuar 42 kisha ndërsa sot ruhen vetëm 8. Më të hershmet i përkasin kryesisht shekujve të XIII dhe XIV. Ndërsa banesat në përgjithësi i përksin shekujve të XVIII dhe XIX. Ato banohen nga banorët edhe në ditët e sotme. Berati u shpall qytet-muze në vitin 1961 dhe të treja këto lagje janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Qyteti është i njohur për trashëgimine e tij kulturore,arkitekturën historike dhe bukurinë natyrore dhe njihet si ‘’qyteti i një mbi një dritareve ‘’ për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet.

————————

Arkitektura :

Berati eshtë një qytet i mrekullueshëm skenik me ndërtesa të bukura shumë interesante nga pikëpamja arkitektonike  dhe historike.

Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit . Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj original të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX .

Ajo nuk është vetëm një nga Kështjellat më të mëdha të banuara ,por një arkiv në gurë ,e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme : Romako-Bizantine, Shqiptare dhe Otomane.

Ndërtesat brenda Kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Keshtjella  ka shumë kisha Bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës Otomane e cila filloi në vitin 1417 .

Kalaja e Goricës ka qënë një tjetër kala në qytet e cila i përket së njëjtës periudhe ( IV para Krishtit ) , e pozicionuar në kodrën  përballë. Sot ekzistojnë vetëm rrënojat e kësaj kalaje.

Lagjet e vjetra të Mangalemit dhe Goricës pergjatë lumit , të lidhura me njera-tjetrën me Urën e Goricës ,janë zona të ruajtura mirë me ndërtesa me arkitekturë karakteristike me një numër të madh dritaresh , rrugica plot sharm dhe objekte religjioze.

—————-

Monumentet ne qyteti ndahen ne tre lloje te ndryshme: Monumente te kultit, Fortifikime dhe Banesa Popullore.

Monumentet e Kultit ndahen ne Kisha, Xhami dhe Teqe.

Kishat me te hershme qe gjenden ne qytetin e Beratit jane bizantine te shekullit te XIII. Ato jane Kisha e Shen Meri Vllahernes, Kisha e Shen Mehillit dhe Kisha e Shen Triadhes.

Xhamite kryesisht filluan te ndertohen ne mesin e shekullit te XV. Nder xhamite e para te ndertuara ne qytetin e Beratit jane Xhamia e Kuqe, Xhamia e Bardhe dhe Xhamia Mbret. Me vlera te shquara jane Xhamia e Beqareve dhe Teqja e Helvetive.

Banesat ne qytetin e Beratit ndahen ne tre lloje banesash

1)      Banesat me gjysem kat perpendikular (shembull eshte banesa Jani Dena)

2)      Banesat me çardak te cilat ndahen tre lloje te ndryshme:

Banesa me çardak ne te gjithe ballin (Shembull eshte banesa e Dud Mishaxhiut)

  • Banesa me çardak në qendër (shembull eshte banesa Haxhistasa ne Kala)
  • Banesa me çardak në një krah dhe shkallë (Shembull eshte Muzeu Etnografik)

3) Ne llojin e trete perfshihen banesat qe jane ndertuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX, pas termetit te korrikut te vitit 1851, si dhe banesat e ndertuar rishatzi. Ne grup hyjne shumica e banesave monument ne qytetin e Beratit

Muzeume  dhe atraksione historike:

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e  Shën Mërisë ( shek.18  ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla  e tij e piktorëve .

Muzeu Etnografik – Është i vendosur në një nga banesat karakteristike të Beratit , e cila daton në shekullin 18.  Brenda tij gjendet pavjoni i arkeologjisë, një imitim i pazarit mesjetar , pavjoni i arkitekturës dhe mjediset e brendshme të një shtëpie tipike të shekullit 18.

Galeria e Arteve  ‘’Edward Lear’’ – E hapur në 1994 është një ndër Galerite e Artit më të mira dhe më të rëndësishme në vend. Koleksioni i saj nxjerr në pah veprat e artit  kontemporan dhe të traditës,  të artistëve vendas dhe të huaj .

Kisha e Shën Mari Vllahernes (shek.13 )-Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat . Kjo Kishë është restauruar në shek. 16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit.

Kisha e Shën Kollit  ( Shek. 16)  – Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol  i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane .

Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644.  Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit.

Kisha e Shën  Triadhës –(Shek.13-14 )  . Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për  afreske të bukura bizantine dhe muret e saj  janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .

Akropoli – Është i vendosur në pjesën më të lartë të Kalasë dhe përbën rrethimin e dyte te mureve brenda saj. Ne brendësi të tij gjenden rrënojat e banesave të garnizoneve të ushtrisë Turke, Rezidenca e Pashait dhe rrënojat e Xhamisë së Bardhë ndërtuar në periudhën Otomane.

Cisterna e ujit – (Shek. 13-14  ) . Është  përdorur për ruajtjen e ujit gjatë periudhës së Mesjetës së vonë. Një tunel prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në kullë.

Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke.

Kisha e Shën Mitrit – Kisha është rindërtuar mbi rrënojat e një faltoreje te vjetër në shekullin  16-17. Sipas një mbishkrimi ,kisha është pikturuar në vitin 1607.

Kisha e Shën Todrit (Shek.11-16 ) – Kisha është ndërtuar në mesin e shekullit të 16 dhe u pikturua nga Onufri . Brenda kishës është  gjetur një kopje e Epitafit te Gllavenicës ,një krijim arti i famshëm i vitit 1373.

Kisha e Shën Ilias – Kjo Kishë është vendosur jashtë mureve rrethuese të Kalasë .Skenat biblike në këtë Kishë janë shkruar në gjuhën Shqipe ,një shembull i rrallë për objektet religjioze në Berat .Gjatë regjimit komunist ky objekt u shkaterrua dhe u rindertua pas vitit 1990.

 

GORICA :

Manastiri i Shën Spiridonit ( Shek.19  ) – Manastiri i Shën Spiridonit  ndodhet në qendër të lagjes Goricë.Mbishkrimi në hyrjen e saj e daton objektin në vitin 1864 .Ndërtesa e manastirit prezanton një skemë tipike të bazilikave të shekullit të 18.

Kisha e  Shën Thomait –( Shek. 19  ) – Kisha e  Shën Thomait  është e vendosur në lagjen Goricë . Objekti u shkaterrua gjatë regjimit komunist dhe u rindërtua pas viteve 1990 me financime te dhëna nga komuniteti kristian  i qytetit të Beratit.

Rrënojat  e Kalasë së Gorices – Kalaja e Gorices  ka qenë një tjetër kala e qytetit e cila i përket të njëjtës periudhë me Kalanë ( shek 4 p.e.r ) e vendosur në kodrën përballë. Sot gjenden vetëm rrënojat e kësaj kalaje.

Ura e Gorices – Ura e Goricës u ndërtua prej druri në vitin 1780 nga Ahmet Kurt Pasha . U rindërtua me gurë   në shekullin e 18 dhe më pas gjatë viteve  1920- 1930 .

MANGALEM :

Xhamia e Beqareve – Ndërtuar në vitin 1827  me qëllimin për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.Karakteristikë për këtë Xhami është aplikimi në fasadat e saj  të pikturave që prezantojnë pamje nga qyteti.

Kisha e Shën Mëhillit –(Shek.13 )- Ndërtuar mbi një shkëmb në lagjen Mangalem në jug të Kalasë ajo demonstron një mjeshtëri në teknikën e klausonazhit .Krahasuar me kisha të tjera në Berat ,në këtë Kishë gjendet një nivel i lartë arkitektonik dhe një tendencë për perfeksionimin e formave.

QENDRA MESJETARE :

Xhamia Mbret– Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet .Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II.

Teqeja  e Helvetive-( shek. 15 ) Teqeja  e Helvetive u ndërtua në shekullin 15 dhe u rindërtua nga Ahmet Kurt Pasha në vitin  1782. Karakteristikë për këtë Teqe është tavani prej druri i dekoruar sipas stilit barok i adoptuar në artin Islamik me piktura të përshkruara si ndër më te bukurat e asaj kohe.

 

——————–

Monumente te tjera kulti   :

Kisha e re Ortodokse  –Kisha e Shën Dhimitrit është ndërtuar ne 2006 ne vendin ku ka ekzistuar më parë Katedralja  e Vjetër e qytetit .

Xhamia e Plumbit – (shek.16 ) .Xhamia më e bukur ndërtuar gjatë sundimit të  Sulltan Suljeman Konunor  (1520-1566) , periudhë në të cilën qyteti po kthehej në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Otomane. Kjo është xhamia më e madhe e këtij  lloji në Shqipëri.

————————–

Ikonografia

Berati ka qene qëndër peshkopale nën vartësi të kryepeshkopatave të Durrësit dhe Ohrit, deri në shek e XVII kur ai fitoi mëvetësinë duke mbajtur lidhjet direkt me Patrikanën e Stambollit. “Mitropolia e Shenjtë” e Beratit u bë një qendër e rëndësishme e prodhimtarisë dhe e ruajtjes së vlerave të rëndësishme të pikturës bizantine dhe pasbizantine të cilat të mbëritura deri në ditët tona përbëjnë thesare të rëndësishmë të kulturës kombëtare.

Onufri është përfaqesuesi më i rëndësishëm i pikturës pasbizantine në Berat dhe trojet shqiptare. Ai në krijimtarine e trashëguar paraqitet si një mjeshtër i larte ne artin e pikturimit. Gjeografia e krijimtarisë së tij përfshin një teritor të gjerë ne ballkan si Shqipërinë qendrore, Greqinë veri perëndimore, Maqedoninë perëndimore e Rumaninë.

Onufri ka ushtruar veprimtarinë e tij kryesisht në kështjellën e Beratit, ku ka bërë afresket e kishës së Shën Todrit, gjithsej 13 afreske.

Në Berat realizoi ikonat e famshme të ikonostasit të kishës së Evangjelizmos (në Kala), të cilat janë kryeveprat e këtij mjeshtri. Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike përsa u përket ngjyrave, shquhet nga një formë e përkryer e realizimit të imazhit. Ai krijon një raport koloristik në ikona me mbizotërim të ngjyrës së kuqe, që e përdor në një mënyrë mjaft mjeshtërore dhe tërheqëse, duke e organizuar atë në praninë e jeshiles në smerald, drejt një uniteti tekniko-artistik të paarritshëm nga ikonografët e tjer

-Epitafi i Gllavenices -1373. Eshte nje veper arti, e qendisur me fije ari ,argjendi e mendafshi qe jep pamjen e Krishtit te vdekur –kurorezuar me gjemba te rrethuar me mbishkrimin ne Greqisht .

——————–

Besimet fetare

Bashkejetesa dhe harmonia fetare eshte  nje vlere e spikatur e qytetarise se Beratit

. Ne qytet bashkejetojne tre fe : myslimane , ortodokse dhe bektashi .

Bashkejetesa kulturore : qyteti ruan tipare te ndikimit te kulturave te ndryshme nder shekuj , lidhje shpireterore midis komuniteteve te ndryshme, dhe spikat per nje tolerance te dallueshme ne perafrimin e kulturave .

Toleranca fetare dhe ajo kulturore,eshte manifestuar ne shekuj ne nje bashkejetese harmonike dhe paqesore midis besimtareve te ketyre feve . Qyteti njihet si vendi i strehimit te komunitetit hebraik,  te cilet u vendosen gjate Luftes se Dyte Boterore ne Berat dhe u mirepriten nga popullata vendase ne familjet e tyre duke i shpetuar Holokaustit .

———————–

 

 

Kodikët e Beratit

Kodiku i Purpurt i Beratit  “ (i quajtur Beratinus)  , përmban ekstrakte nga Ungjijtë dhe është një ndër variantet më të vjetër të përdorur për teksin e Testamentit të Ri. Në kohën që u   shkruajt në shekullin e VI-të, ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën. Kodiku i Arte përfaqëson  kodikun e dytë më të rëndësishëm të Beratit, është një dorëshkrim  i shekullit te XIX-të. UNESCO ka treguar një interes të madh për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike të literaturës së vjetër liturgjike të historisë botërore. Kodikët e Beratit janë të përfshirë në Rregjistrin e Listës së Trashëgimisë Botërore.

—————

Atraksione natyrore :

Parku Natyror i Malit të Tomorrit – është zona më e madhe natyrore e mbrojtur dhe një vend për aktivitete rekreative. Vizitorët në ambientet e këtij parku natyror do të gjejnë një larmi të dhuratave të natyrës të gatshme për eksplorim dhe aktivitete të ndryshme shplodhëse dhe argëtimi.

Ujëvara e Bogoves : Ujëvara e Bogoves ndodhet në  fshatin e Bogovës në një ngjitje të lehtë  që kalon përgjatë bregut të lumit dhe zgjat për rreth 45 minuta .Ujëvara e Bogovës  është burimi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm i Rajonit . E fshehur nën hijen e freskët të pyllit në këmbët e Malit të Tomorrit ,ujëvara ofron një strehë nga të nxehtët e verës në Rajon. Fshati i Bogovës është rreth 1 orë udhëtim me makinë nga Berati.

Kanionet e  Çorovodës :

Kanionet e  Çorovodës janë një provë e rëndësishme e historisë gjeologjike në zonë. Çorovoda është rreth 1 orë e gjysëm udhëtim me makinë nga Berati dhe kanionet të cilat janë kryesisht shtigje dhe vende për aktivitete sportive dhe rekreative ndodhen disa çaste tej qytetit te Çorovodës.

————————-

Festat :

Festa e clirimit te qytetit  eshte data 13 shtator 1944

-Festa e 6 Janarit –Dita e ujit te bekuar . Ceremoni religjioze  ne Kishat e Beratit dhe ceremonia e hedhjes se kryqit nga Ura e Gorices. Feste mbareqytetare .

Festa e 14  Marsit –Dita e Veres dhe e Karnavaleve . Grupe  kulturore,  muzikore dhe festive ne qendren e qytetit , parade e karnavaleve sipas grupeve te shkollave te qytetit .Festime tradicionale ne rrethinat e qytetit .

Festa e veres –Kantina Çobo – Java e fundit te Marsit dhe  30 Shtator . Festa organizohet e pervitshme ne mjediset e Kantines se veres