Home / Njoftime / MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK date 30.01.2018

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK date 30.01.2018

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1✅Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dhënies së mandatit të Këshilltarit Bashkiak Berat, z. Florenc Xhindi i subjektit politik “LSI”
2✅Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e disa ndryshimeve në VKB-në nr.6 datë 28.07.2015, mbi miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak, z. Florenc Xhindi të emërohet në Komisionin e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
3✅Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e disa ndryshimeve në VKB-në nr. 81 datë 25.10.2017, mbi ngritjen e komisionit të Këshillit Bashkiak për investimet e kryera nga Bashkiak Berat. Znj. Arsiola Dyrmishi të zëvendësohet me Z. Florenc Xhindi.
4✅Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Dhjetor 2017.
5✅Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e Ndihmës Ekonomike për periudhën 01.01.2018 – 31.01.2018.
6✅Relacion dhe Projektvendim: Për sistemimin në Qendrën Rezidenciale “Lira” të fëmijës PAK, znj. Liketa Lami.
7✅Relacion dhe Projektvendim: Për një ndryshim dhe shtesë në VKB Nr.24 datë 30.03.2017 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të bashkisë, njësive vartëse dhe shpërblimin e kryetarëve të fshatrave”.
8✅Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e kërkesave për bursë për studentet e viteve të para për vitin akademik 2017-2018.
9✅Relacion dhe Projektvendim: Për një shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.57, datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat” të ndryshuar.
10✅Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e listës përfundimtare të inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore që i transferohen në pronësi ose në përdorim Njësisë Administrative Sinjë të Bashkisë Berat.
11✅Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e listës përfundimtare të inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore që i transferohen në pronësi ose në përdorim Njësisë Administrative Velabisht të Bashkisë Berat.
12✅Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z. Shkëlqim Sadikllari, banesa e të cilit është dëmtuar nga zjarri, nga Buxheti i Bashkisë dhe Buxheti i vitit 2018 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat Civile”
13✅Relacion dhe Projektvendim: Miratimi i raportit për vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave.

✔️Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga këshilltarët e pranishëm.