Home / Investime / Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Mjedis më të pastër me mbetje zero

U mbyll me sukses takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, Qarku Berat.

Pesë bashkitë e qarkut Berat, po zbatojnë Projektin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, financuar nga Sekretariati i Shtetit Zvicerian për Çështjet Ekonomike ( SECO) me një kontribut granti prej 2.2 milion franga zviceriane

Në kuadër të këtij projekti është përgatitur një Plan Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve.

Prioritet është grumbullimi dhe depozitimi i sigurt i mbetjeve, ndjekur nga përmirësimi i riciklimit dhe në fund realizimi i impjanteve komplekse të trajtimit

Gjatë fazës së parë fokus i ndërhyrjes do jenë:
Përmirësimi i depozitimit të mbetjeve
Zhvillimi i një sistemi optimal për grumbullimin e mbetjeve
Riciklimi dhe trajtimi i mbetjeve
Zhvillimi i një sistemi optimal për transferimin dhe transportin e mbetjeve.
Faza e dytë do të fokusohet në realizimin e një impianti rajonal për trajtimin e mbetjeve.

Qytetit i duhet një zgjidhje e qëndrueshme, dhe ne do të bëjmë të pamundurën të ofrojmë në bashkëpunim me të gjitha bashkitë e rajonit dhe partnerët SECO🇨🇭,KfW