Home / lajme / Projekti për “Rigjenerimin e Integruar Urban, Berat”

Projekti për “Rigjenerimin e Integruar Urban, Berat”

 

Ju njoftojmë se

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit_PZHIUT financuar nga Banka Botërore, kanë përfunduar përgatitjen e Paketës së Parë të investimit për qytetin e Beratit për nën-projektet:
P01 – Restaurimi i peisazhit historik urban të lagjes Goricë;
P03 – Rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumentit;
P04 – Krijimi i vëndparkimi prane Ures se Goricës

Gorica do të ketë një prirje funksionale të orientuar pët të mirëpritur aktivitete artizanale dhe hapësira rekreative përgjatë lumit.

Investimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve vendas si dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik.