Home / lajme / Çmimi letrar “Vexhi Buharaja 2024 ” Ediconi i IV- te

Çmimi letrar “Vexhi Buharaja 2024 ” Ediconi i IV- te

ÇMIMI LETRAR 2024   “VEXHI BUHARAJA 2024 ” EDICONI I V- të

Jetëshkrimi i poetit, përkthyesit , studiuesit , emërmbajtësit të bibliotekës së qytetit Berat,  Vexhi Buharaja

 U lind më 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat, i biri i Hoxhë Ibrahimit të Ismail Efendiut. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 student i dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi familja e tij në Berat.  Familja e tij strehoi hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë. Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar. Më pas u pranua në punë si mësues, duke dhënë lëndën e gjuhës ruse të mësuar në burg.

Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth 250 mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968. Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë.

Në konkursin letrar që u shpall me 1 janar 1942, kur ishte 22 vjeçar, ai fitoi çmimin e parë me poezinë “Përpara Tomorit”. Ka shkruar e botuar edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasë, Haxhi, etj., të cilat janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatë viteve 1938-1944 etj.

Ka përkthyer një varg përkthimesh të tjera që i përkasin periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, manifestin “Ujanallem” (“Të zgjohemi”) 1899, hartuar nga Dervish Hima, letërkëmbimin e tij me dr. Ibrahim Temon, i përbërë prej 64 letrash, që përfshihet në vëllimin e tretë (1900-1908) “Rilindja Kombëtare Shqiptare”. Përveç dokumenteve historike, ka përkthyer veprat shkencore të Hoxha Hasan Tahsinit, dramën “Besa” të Sami Frashërit, “Shahnamenë” e poetit të madh të Persisë, Firdeusit, përmbledhjen poetike “Tahajjulat” (“Ëndërrimet” dhe “Katër stinët”) të poetit Naim Frashëri dhe veprën “Gjylistani dhe Bostani” të Saadi Shirazit.

Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare.

 

ÇMIMI LETRAR “VEXHI BUHARAJA 2024”

Me rastin e 104-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Z. Ervin Demo, Bashkia e Beratit shpall Çmimin Mbarëkombëtar  Letrar “Vexhi Buharaja 2024” Edicioni i  V – të në letërsi.

 

GJINITE LETRARE TE CILAT DO TE ZHVILLOHET KY CMIM

  1. Cikël poetik me 7 poezi
  2. a – Ese letrare me titull: “ Firdeusiu flet shqip .Mjeshtëria e Vexhi Buharasë në përkthimin e Shahnamese “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”

b– Ese letrare me titull :“ Arti i Buharasë në ligjerimin poetik ”.

  1. Cikël me 9 poezi të përkthyera.

 

 

JURIA,  ÇMIMI LETRAR “VEXHI BUHARAJA 2024” EDICIONI I  V – TË NË LETËRSI.

  • Ymer Ciraku, Dok. Studiues i  letërsisë.
  • Olimbi Velaj , Poete , përkthyese, gazetare, lektore.
  • Aleksandër Cipa, Publicist , gazetar , Kreu i Unionit të Gazetarëve
  • Primo Shllaku, Poet , përkthyes
  • Yzedin Hima, Poet, Studiues, Eseist, Doktor në studimet letrare.

 

KOHA E DORËZIMIT TË KRIJIMEVE PËR KONKURIM DERI NË :

30 prill 2024. Të gjithë tekstet mund ti nisni në info@bashkiaberat.gov.al

Për çdo paqartësi kontaktoni në nr e telefonit +355696567838

KOHA DHE VENDI KU DO TË SHPALLEN FITUESIT E KONKURSIT:

 

Fituesit e konkursit do të shpallen më 10 maj 2024, në 104-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë. Me kete rast do te zhvillohet dhe Ceremonia e dorëzimit të Çmimeve si në cdo vit .Vendi, Biblioteka e Qytetit “ Vexhi Buharaja “ . Çmime do të ketë vetëm Çmime të Para për secilën gjini letrare TOTAL  3 Çmime

1   Çmim për Poezi

2   Çmim për Ese

3   Çmim për Poezi të Përkthyera

 

 

 

RREGULLORJA E ÇMIMIT “VEXHI BUHARAJA”

1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia Berat, nën kujdesin e kryetarit Bashkisë Z. Ervin DEMO dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.

2.Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në  , poezi,ese, përkthim,   .

  1. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
  2. Çmimi do të shpallet ne 10 maj 2024.
  3. Pjesëmarrësit mund të konkurojnë në të gjitha gjinitë e sipërpërmendura por, vetëm në një gjini do të vleresohen. Ese-të. Janë vendosur dy tituj për mundësi zgjedhjeje mund të merret pjesë me dy ese por vetëm një ese do të vlerësohet.  Poezitë  parapëlqehen të jenë të përkthyera nga origjinali, përkthimet të shoqërohen me tekstin e poezive në gjuhen origjinale në dorëzim
  4. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.

7.Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë  formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.

Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.

  1. Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të konkursit Bashkia Berat. info@bashkiaberat.gov.al

Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs,  datëlindja  ID dhe numri i telefonit, krijimi ne word jo me foto

9.Për vitin 2024, çmimi do te organizohet sipas rregullave të viteve të mëparshem duke u përmiresuar vit pas viti

  1. Publikimi i poezive/ Poezitë e përkthyera /eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit.
  2. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë ( derguar me email ).
  3. Fituesit përfitojnë , 1) shumë monetare, 2) Kupë e cila tashme është kthyer në simbolik të këtij Çmimi si dhe 3) një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.
  4. Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
  5. Në përfundim të afatit të parashikuar të dorëzimit të krijimeve e cila është data 30 prill 2024 , juria do të shpallë çmime të parë për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
  6. Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e Ceremonise së Çmimit më 10 maj 2024.
  7. Krijimet do të dorëzohen, në adresën e Bashkisë Berat info@bashkiaberat.gov.al (adresë në funksion të konkursit të shpallur).

Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është data 30 Prill 2024 . Nga  data 01 Maj   – 08  Maj 2024, do të jetë koha e vlerësimit nga juria. Më 10 Maj 2024 ora 11.00 ne Bibliotekën “Vexhi Buharaja“ do të organizohet ceremonia e shpalljes  së fituesve të konkursit letrar.