Home / Investime / Programi “Infrastruktura bashkiake V (MIPV)”

Programi “Infrastruktura bashkiake V (MIPV)”

Një lajm fantastik për të gjithë qytetarët e Beratit.

Në kuadrin e investimeve të reja që do të përfshijnë qytetin, Bashkia Berat dhe ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizimet do të përfitojnë një mbështetje madhore financiare falë programit “Infrastruktura bashkiake V (MIPV)”, mundësuar nga financimet e huaja të Qeverisë Gjermane përmes KfW, Qeverisë Zvicerane përmes SECO dhe Bashkimit Evropian.

Vlera e përfituar falë këtij programi është 12.5 milion euro, ku do të mundësohen:

Rehabilitimi i derdhjes së ujërave të zeza që do të shmangë njëherë e mirë ndotjen e habitatit ujor, duke bërë të mundur që lumi Osum të kthehet në hapësirën blu kaq të munguar të panoramës së qytetit, siç e meriton.

Ndërhyrja në zonat e banuara, në kodrat e qytetit për ujin e pijshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës bazike.

Ps: Punimet nisin gjatë vitit 2020.