Home / lajme / Ka nisur puna për Bypass-in e ri të qytetit

Ka nisur puna për Bypass-in e ri të qytetit

Ka Nisur puna për një tjetër investim madhor që qytetarët e Beratit e meritojnë prej kohësh.
Bëhet fjalë për Bypass-in e ri të qytetit, segmentin prej 4.2 kilometër i cili nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan, (Stacioni i fundit urban). Gjithashtu do të kemi edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”. Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”. Lehtëson hyrjen dhe daljen nga qytetiti i Beratit edhe për banorët e Bashkisë Poliçan dhe Çorovodë dhe me përfundimin e kësaj rruge rrëzohet miti që Berati ka vetëm 1 rrugë
Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk do të mungojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave
Projekti “3Dimensional” jetësohet këtë 2021-sh në një projekt real.