Home / Aktivitete / Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj në diten e Trashegimise Kulturore

Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj në diten e Trashegimise Kulturore

Ne diten boterore te trashegimise kulturore Bashkia e Beratit dhe DRKK u impenjuan ne nje sere aktivitetesh, te cilat kishin ne epiqender pikerisht ruajtjen, promovimin, apo edhe evidentimin e vlerave qe qytetit te Beratit nuk i mungojne.Keshtu, ne kete dite kryetari i bashkise z.Petrit Sinaj e ka vene theksin tek promovimi I vlerave te qytetit dhe qytetareve.Per te Bashkia e Beratit dhe qytetaret, se bashku ne unison te plote do te jene hartues te politikave, performancave pse jo edhe te zbatimit te tyre ne praktike.Keto mesazhe kreu Sinaj I dha gjate nje takimi te perbashket me Drejtorin e DRKK Eugen Kallfa dhe artizan, perfaqesues te artizanatit dhe zejeve ne Berat.
Por Sinaj ka shtuar edhe me tej, kur u ka kerkuar perfaqesuesve te artizanatit te jene ne te ardhmen me konkrete me kerkesat e tyre.Nga ana e saj bashkia e Beratit po synon qe se bashku me specialistet dhe perfaqesuesit e artizanatit dhe zejeve te shohin mundesine e zerimit te taksave dhe krijimit te kushteve per te ushtruar aktivitetin e tyre.Ne buxhetin e vitit te ardhshem, pas diskutimeve me specialistet dhe grupet e interest do te gjejne vend edhe keto politika ekonomike te cilat do te shkojne paralele me luften ndaj informalitetit.
Ne kete dite,Sinaj ka theksuar edhe rendesine e promovimit te vlerave te qytetit tone.Ky do te jete edhe nje nga synimet dhe nje nga sfidat e tij, pasi se bashku me investimet e shumta qe jane bere e do behen ne Berat, nje qytet atraktiv per vizitoret vendas e te huaj do jete edhe nje nga vlerat e shtuar per te ardhmen.