Home / Aktivitete / Projekti Revato në Berat

Projekti Revato në Berat

Projekti Revato është një projekt i fituar nga Organizata GCDO Gjirokastër dhe i financuar nga Bashkimi Evropian. REVATO synon të ndihmojë procesin e vështirë të ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të Trashëgimisë së Ndërtuar (TN) në Berat dhe Gjirokastër, duke mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme të TN dhe vetorganizimin e shtresës shoqërore të zotëruesve të saj.

Në Berat u diskutua puna e bërë deri tani për regjistrimin e monumenteve të kulturës në Berat dhe Gjirokastër duke dhënë një panoramë të qartë të statusit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme monument. Pas këtij procesi, projekti do të ndihmojë pronarët në regjistrimin e pasurive të tyre, krijimin e shoqatës së Pronarëve “Shoqata për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës”, dhe restaurimin e 10 çative në Berat dhe Gjirokastër.

Projekti do të ndihmojë gjithashtu në hartimin e planeve të biznesit për shtëpitë monument në mënyrë që të ndihmojë në rijetëzimin e tyre.