Home / Projekte / VIZIONI i Strategjise se Zhvillimit te Beratit -2010-2015

VIZIONI i Strategjise se Zhvillimit te Beratit -2010-2015

Berati i lashtë, qytet i Trashëgimisë Kulturore Botërore, me një komunitet që i gëzohet zhvillimeve harmonike dhe mundësive të barabarta, një qendër e turizmit ndërkombëtar, me ekonomi dinamike të mbështetur në agrobiznes  dhe artizanat të konsoliduar.

Qëllimi 1

Qendër Ndërkombëtare e Turizmit Kulturor, mbështetur në turizmin familjar, që ruan dhe zhvillon trashëgiminë e tij unike kulturore, historike dhe arkitekturore.

Qëllimi 2

Zhvillimi i harmonizuar i një ekonomie konkurruese në tregun rajonal, me biznese kryesisht të agrobiznesit e artizanatit, që zgjerohen e inkurajohen për të pasur diversitet e cilësi.

Qëllimi 3

Zhvillimi i ekuilibruar i territorit në përputhje me parametrat bashkëkohore mjedisore dhe urbane dhe në harmoni me tiparet specifike të trashëgimisë së qytetit.

Qëllimi 4

Një jetë sociale cilësore, dinamike dhe gjithëpërfshirëse ku shanset individuale për progress dhe mirëqenie mbështeten e zgjerohen në mënyrë të barabartë.