Home / Aktivitete / JAVA ARTISTIKE NË SHESHIN “TEODOR MUZAKA”.

JAVA ARTISTIKE NË SHESHIN “TEODOR MUZAKA”.

Java artistike e programuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” për festat e fundvitit ka ulur siparin e saj dje në sheshin “Teodor Muzaka”.

Ka qenë një javë e ngjeshur me aktivitete të shumta kulturore e artistike, e cila krijoi gjatë këtyre ditëve një atmosferë mjaft festive në qendër të qytetit.

Në programin artistik të djeshëm u ngjitën në skenë këngëtarë të njohur të këngës qytetare beratase, këngëtarë të rinj që ndjekin gjurmët e traditës, u interpretuan valle karakteristike nga grupi i të rinjve, si dhe u përcollën mesazhe të ngrohta urimi për spektatorët e shumtë që ndoqën këtë aktivitet, por edhe për të gjithë qytetarët.