Home / Aktivitete / Ceremonia e dhenies se titullit “Nderi i Qytetit ” z. Arshin Xhezo

Ceremonia e dhenies se titullit “Nderi i Qytetit ” z. Arshin Xhezo

Bashkia Berat organizoi sot ne sallen e konferencave,ceremonine e dhenies se titullit”Nderi i Qytetit”,gazetarit te mirenjohur Arshin Xhezos(pas vdekjes),akorduar nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Beratit.Moren pjese, qytetare,anetare te Keshillit Bashkiak,perfaqesues te institucioneve,shoqatave,komuniteteve fetare,gazetare,miq, te aferm etj.

Ishin te pranishem Kryetari i Bashkise,z.Petrit Sinaj,Prefekti i Qarkut Berat ,z.Fadil Nasufi,Kryetarja e Keshillit Bashkiak,znj.Nikoleta Manka,deputetet znj.Silva Caka,z.Eduard Bejko,z. Gledion Rehovica,sekretari i pergjithshem i Bashkise z .Gezim Zema.etj.

Pas prezantimit ne videoprojektor te jetes dhe veprimtarise se gazetarit te mirenjohur Arshin Xhezos,Kryetari i Bashkise, i shoqeruar nga Kryetarja e Keshillit Bashkiak,znj . Nikoleta Manka i kaloi te shoqes se gazetarit te mirenjohur,Arshin Xhezos(pas vdekjes), titullin”Nderi i Qytetit”.

Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj ne pershendetjen e tij vleresoi lart figuren e gazetarit te mirenjohur dhe intelektualit Arshin Xhezos dhe kontributin e tij ne fushen e publicistikes dhe letersise shqipe dhe nenvizoi rolin e institucioneve kulturore te qytetit per promovimin dhe njohjen e figurave te tilla te spikatura per brezat e rinj.

Dhenia e titullit”Nderi i Qytetit”, Arshin Xhezos eshte nje vleresim i merituar per figura te nje formati te tille intelektual dhe qytetar qe i bejne nder jo vetem qytetit te tij te lindjes ,por edhe jetes intelektuale te vendit.Mesazhi qe percjellin keto ceremoni i kalon kufijte e nje ceremonie protokollare,por jane vleresime per kontributin e intelektualeve te qytetit tone,te cilet kane lene gjurme ne zhvillimet shoqerore dhe intelektuale jo vetem te qytetit te tyre te lindjes,por edhe ne shkalle vendi.

Ne ceremonine zyrtare pershendeten,sollen kujtime dhe mbresa gazetaret dhe intelektualet e njohur,Simon Vrusho,Spiro Dede,Shaban Sinani.Ne kete ceremoni u promovua edhe libri”Fate shkrimtaresh dhe gazetaresh”,me autor Arshin Xhezon.

Ne emer te familjes pershendeti dhe falenderoi Kryetarin e Bashkisez.Petrit Sinaj dhe Keshillin Bashkiak per titullin.”Nderi i Qytetit”,Arshin Xhezos,e shoqja e tij.Ne fund per te pranishmit u shtrua nje kokteil.