Home / Aktivitete / Bashkia Berat prezantohet në Turqi në takimin e Qyteteve Historike të Ballkanit

Bashkia Berat prezantohet në Turqi në takimin e Qyteteve Historike të Ballkanit

Bashkia Berat prezantohet në Turqi në takimin e Qyteteve Historike të Ballkanit

Në Bashkinë Eseler ( Stamboll ) në Turqi u organizua në datat 21-24 Mars 2017 takimi iQyteteve Historike të Ballkanit. Tema e takimit ishte ‘’ Uji si element i qytetërimeve të hershme’’.Aktiviteti evokoi vlerat e hershme të qytetërimeve Ballkanike me ujin si element lidhës ndërmjet qyteteve.

Qytetet pjesëmarrëse ishin:Esenler(Turqi),Berat(Shqipëri),Plovdiv(Bullgari),Nish(Serbi),Kostancë( Rumani),Vishegrad (Bosnjë Hercegovinë), Bar(Mali i Zi),Prizren(Kosovë),Ohër (Maqedoni) dhe Kavalla (Greqi).
Në protokollin ceremonial Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj zhvilloi takime me homologun e tij Kryetarin e Bashkisë Esenler Z. Tefik Goksu, me Zëvendës Kryeministrin Turk Z. Veysi Kaynak, me deputetë anëtarë të Parlamentit Turk dhe Kryetare të nëntë Bashkive pjesëmarrëse, ku u diskutua forcimi i urave të bashkëpunimit te ardhshme duke nxitur fqinjësinë e mirë në Rajon. Gjatë takimit me ZV/Kryeministrin Turk Z. Sinaj diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë , turizmit dhe ujit.


Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në Takimin Ballkanik:‘’Qytetet Historike me lumenj’’ në Esenler, u organizuan disa aktivitete kulturore dhe arti, aktivitete shkencore dhe panaire të produkteve tipike të qyteteve.
Bashkia Berat u prezanua në këtë aktivitet me stendën promocionale turistike të Beratit, me një koncert të grupit të Qendrës Kulturore ‘’Margarita Tutulani’’ Berat dhe me recitime poezish Shqiptare me temë ujin, performanca të cilat u vlerësuan maksimalisht nga publiku. 


Qëllimi i aktivitetit ishte rizbulimi i ndikimit të ujit në qytetet historike të Ballkanit përgjatë historisë si element lidhës mes popujve dhe që ka ndikuar në formimin e qytetërimeve dhe strukturave sociale të qyteteve me aktivitete arti, kulture dhe shkence.