Home / Aktivitete / Dita e Veres

Dita e Veres

Berat- Kremtohet Dita e Veres

Sinaj- Ta kthejme kalane ne qendren me te madhe te aktiviteteve jo vetem per Beratin.

14 Marsi , Dita e Veres eshte kremtuar me nje gjalleri te permasave jo te  zakonta ne qytetin e Beratit. Te favorizuar edhe nga moti plot diell, beratasit i jane pergjigjur fteses se bashkise per te mare pjese ne nje sere aktivitetesh, te cilat kulmuan ne kalane e qytetit.

Ne oret e para te mengjesit , qytetaret populluan sheshin qendror ku u zhvilluan edhe nje sere aktivitetesh si panairi i gatimeve tradicionale, muzike  lojra me maska etj  Marshet e bandes frymore kane percjelle nje atmosfere feste ,bukurine se ciles ia kane shtuar njerezit e veshur enkas per dite festive.

Por padyshim qe pjesa me interesante e kremtimeve te sotme ishte  zhvendosur ne kala ,ne kodrat rreth se ciles spontanisht u organizua piknik nga qytetaret. Ne amfiteatrin e kalase grupe te muzikes popullore performuan kenge dhe valle te krahines, ndersa edhe Qendre Kulturore kishte pergatitur nje program artistik. Dekori festiv u plotesua nga nxenesit e shkollave dhe femijet e kopshteve ,te cilet sollen dicka te re, te  ndryshme nga bota e tyre.

 

Duke  uruar Diten e Veres ,kreu i bashkise z. Petrit Sinaj se pari falenderoi qytetaret dhe u uroi atyre stinen e re.

Nje pranvere e begate sipas kryebashkiakut Sinaj do te thote me shume paqe, harmoni dhe begati per cdo qytetar beratas. Ky ka qene edhe urimi i tij per kete dite feste.

Sinaj gjithashtu premtoi qe kalaja e qytetit, ky ansambel i vlerave te jashtezakonshme, do te jete edhe nje qender atraktive per te gjitha aktivitetet e bashkise dhe jo vetem

 

Aktiviteti kulmoi me ndezjen  e nje zjarri qe simbolikisht shenon largimin e dimrit dhe arrdhjen e pranveres.