Home / Investime / Investimet e reja në qytetin e Beratit

Investimet e reja në qytetin e Beratit

Me Kryeministrin Rama inspektuam sot disa prej kantierëve të ndërtimit në Berat, ku puna vijon intensivisht për t’iu përgjigjur detyrimit që kemi ndaj qytetarëve dhe për t’i kthyer këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm. 🙂
Vend depozitimi i mbetjeve me mbështetjen e qeverisë zviceriane
Rruga “Muzak Topia”, aksesi Kala me mbështetjen e Bankës Botërore.
Ujësjellësi i rajonit nr.1 me mbështetjen e KfW.
Ujësjellësi Velabisht.
By-pass i vogël, Ura Velabisht – Ura Goricës.
Xhamia “Mbret” dhe Xhamia “Beqarëve”, me mbështetjen e “Tika”.
Materniteti i ri i për qarkun Berat.
Shumë shpejt do të hapen kantierët për by pass-in e madh, parkimin nëntokësorë në qendrën e qytetit dhe shumë projekte të tjera zhvillimore.
Mandati i tretë qeverisës do të jetë vazhdimësia e këtyre punëve të nisura. Do të jetë mandati i investimeve madhore që nuk do të ndalin për të plotësuar mozaikun e projektit gjigand të Shqipërisë që Duam.