Ndodhet në qendër të qytetit pranë ndërtesës së Bashkisë. Ngritja dhe kompletimi i saj me pajisje bashkëkohore u bë i mundur në saj të financimit të qeverisë Spanjolle nëpërmjet programit të përbashket UNESCO dhe PNUD “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social Ekonomik”. Aktualisht Zyra Menaxhohet nga Bashkia Berat dhe mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj duke dhënë informacion mbi resurset dhe potencialet turistike të qytetit të Beratit dhe më gjerë.
Orari:
Hënë – Premte: 8.00 – 16.00
Bashkia Berat disponon vende dhe hapësira të vlefshme për turizmin si dhe shërbime cilësore. Në lidhje me burimet turistike në qytetin e Beratit theksojmë se Qendra Historike e përbërë nga lagjet Kala, Mangalem e Goricë përbën asetin më të rëndësishëm në këtë fushë.
Në mënyrë më të konkretizuar mund të themi se në Kala ndodhet Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri dhe disa kisha të cilat së bashku edhe me disa pika që ofrojnë pamje panoramike përbëjnë edhe itenerarin më të rëndësishëm në këtë lagje.
Në Muzeun Onufri është për tu përmendur arsenali i ikonave dhe objekteve qe jane te ekspozuara si edhe prania e Historise se Kodikeve nga të cilët Kodiku i Purpurt është një nga tre kopjet e vetme në botë.
Ne Mangalem aseti kryesor është ansambli arkitektonik dhe interieret e shtëpive.
Në Gorice kemi si të tilla kishat dhe interieret e shtëpive.
Theksojme se për këto asete ka një data base tepër të hollësishëm në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve .
Janë trajtuar si burime në favor të turizmit edhe Galeria e Arteve, studiot e piktoreve si edhe prezenca e firmave të artizanatit në qytet.