Bashkia e Beratit falenderon për kontributin e dhënë në fikjen e vatrave të zjarrit të shfaqura në malin Partizan, malin e Molishtit, përroin e Çorostrenit, malin e Veterikut, të gjitha strukturat drejtuese dhe mbështetëse të Bashkisë së Beratit, Prefekten dhe Pergjegjesin e emergjencave civile në Prefekturë, z.Halim Koxhaj, drejtuesit dhe efektivët e repartit ushtarak të Poshnjës, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për vënien në dispozicion të helikopterit, si dhe të gjitha forcat vullnetare të angazhuara për këtë qëllim.
Shprehim keqardhje për mosreagimin e drejtuesve dhe personelit të institucioneve të tjera publike, apo për mosfunksionimin e shtabit të Emergjencave Civile në nivel qarku.
Nisur nga ngjarja e ndodhur ditët e fundit, gjejmë rastin t’iu bëjmë apel çdo institucioni, çdo qytetari të Bashkisë së Beratit, që në raste të tilla, më shumë sesa të qenët kritik apo indiferent, të gjithë duhet të tregojnë frymë bashkëpunimi për të mbrojtur vlerat e qytetit tonë.
Bashkia e Beratit është e angazhuar duke vënë në dispozicion të gjitha asetet materiale dhe njerëzore për përballimin e situatave te tilla.
Tags zjarr2