Home / Trashëgimia / UNESCO

UNESCO

unescoNë datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të  mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmimtar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin 3 të arsyes së nënshkrimit të Beratit në Unesco shprehimisht thuhet se Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.  Kriteri 4 thotë se dy qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat Mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit i cili renditet kështu midis 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e Trashëgimisë së tyre Universale.