Home / Projekte / Takimi per menaxhimin e mbetjeve urbane

Takimi per menaxhimin e mbetjeve urbane

N/Kryetari i Bashkisë Z. Bledar Blana dhe perfaqësues të Bashkisë Berat  priten sot në një takim Z. Diego Testi,Drejtuesin e Shërbimeve të Kompanisë Italiane Amia Verona për te diskutuar mbi projektin e ri te riorganizimit te mbetjeve urbane ne Berat. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave  dhe investimeve, Projekti synon në një kohë shumë të shkurtër  permiresimin e shërbimit te mbledhjes së mbeturinave dhe pastrimin e qytetit të Beratit,  duke filluar me mbledhjen e diferencuar dhe për të sjellë standart më të lartë të pastërtisë, duke bërë që një nga destinacionet turistike kryesore të Shqipërisë dhe Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të jetë në një nivel të përsosmërisë përsa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe pastrimit të qytetit.

Parashikohet ndërhyrja radikale në dy aspekte të shërbimit: tipologjia e mbetjeve dhe kushte të reja të punës për personelin.

Grupi AGSM, nga i cili  AMIA spa është pjesë, është 100% në pronësi nga Bashkia Verona dhe mban vendin e shtatë në klasifikimin e kompanive publike Italiane të disa shërbimeve publike . Kompania AMIA spa, së bashku me degët e saj, vepron kryesisht në mbledhjen dhe  trajtimin e mbeturinave të ngurta në Komunën e Veronës.

 

Gjate gjysmës së dytë të Muajit Shkurt do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Palëve dhe menjëherë pas kesaj pritet fillimi i projektit.