Planifikimi urban i Bashkive të reja , zhvillohen diskutimet teknike me stafin e Bashkive.
Në ambientet e Qendrës Kulturore Berat, në datën 26 Tetor, u zhvillua takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjensië Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me Bashkitë Berat, Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Ura Vajgurore. Në takim merrnin pjesë Zv/ Ministri i Turizmit Z. Alfred Dalipi, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban, dhe përfaqësues të Drejtorive të Urbanistikës pranë njësive vendore të Qarkut Berat .
Takimi u organizua në vijim të takimeve konsultative që janë kryer deri tani në qytete të Shqipërisë me grupe të ndryshme interesi ( Universitete, OJF, qarqe profesionistësh , grupime biznesi , shoqëri civile etj) konkretisht mbi tre Planet e rëndësisë kombëtare: 1) Plani i Përgjithshëm Kombëtar. 2-Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin.3-Plani i integruar për zonën ekonomike Tiranë- Durrës. Këto dokumenta do të jenë edhe instrumentat bazë në hierarkinë kombëtare ku do të mbështetet procesi i punës për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore.
Në këtë kuadër, diskutimi dhe konsultimi i detajuar me ekspertët e stafit teknik të Drejtorive të Urbanistikës me specialistët e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, shërbeu për të prezantuar produktin e dokumentave më sipër , por edhe për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit urban në territoret e Qarkut të Beratit. Gjithashtu , gjatë këtij takimi u dhanë edhe disa orientime lidhur me procesin e hartimit të Planeve të Përgjithme Vendore duke iu ofruar edhe databazën e informacionit që janë mbledhur , në mënyrë për t’i ardhur në ndihmë gjatë punës për hartimin e Planeve Vendore.
Planet e Përgjithshme vendore do t’i japin mundësi qyteteve të zhvillojnë territoret e tyre sipas prioriteteve të përcaktuara dhe duke respektuar kuadrin socio-ekonomik, mjedisor, demografik të Bashkive të reja, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato sektoriale.