Sot Kryetari i Bashkise Berat z.Petrit SINAJ priti ne zyren e vet nje delegacion nga rajoni i Sicilise i perbere nga z.Salvatore Parenti drejtor i Institutit Di Rocco ne Caltanisseta dhe me anetare znj. Esmeralda Prinzivalli presidente e shoqates AlPlurale ne Trapani ,Barbarino la Licata pergjegjes per relacionit me jashte te institutit Di Rocco dhe Rossella Ferrigno studente. Z.Sinaj u njoh nga drejtuesi i delegacionit me projektet e tyre per binjakezimin e dy shkollave te qytetit me institutin Di Rocco si edhe me programin e ketij bashkepunimi ne vitin e ardhshem shkollor. Nga ana e tij Z.Sinaj vleresoi nismen dhe garantoi ndihmen e bashkise per realizimin e ketyre projekteve . Z.Sinaj i njohu miqte me zhvillimet me te fundit ne bashkine e Beratit duke vene theksin ne dy sektore shume te rendesishem si turizmi dhe arsimi dy tema keto qe lidheshin edhe me objektivat kryesore te kesaj vizite dhe ketij bashkepunimi. Ne takim ishte i pranishem edhe Korrespondenti konsullor i Italise per qarkun e Beratit z. Vladimir Cela.