Në kuadër të Projektit ‘’Akademia Politike Rajonale për të Rinjtë’’, mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj zhvilloi nje bashkëbisedim me një grup të rinjsh, përfaqësues të Akademisë Politike të të Rinjve të Beratit.
Ky takim vijon takimin e parë të zhvilluar ndërmjet të rinjve dhe Z. Petrit Sinaj si kandidat për Kryetar Bashkie, gjatë fushatës elektorale, ku ishte prezantuar platforma e tij për drejtimin e qytetit.
Qëllimi i takimit të sotëm, ishte diskutimi me të rinjtë rreth kësaj plaftorme dhe sesi projektet e parashikuara gjatë fushatës kanë filluar të implementohen.
Gjatë bisedës Kryetari i Bashkisë Z. Sinaj, prezantoi tre projektet për të rinjtë të cilat pritet të fillojnë gjatë muajve në vijim, të premtuara gjatë fushatës elektorale. Këto projekte janë ngritja e Qendrës Rinore e cila do të financohet nga buxheti i Bashkisë Berat për vitin 2016 dhe gjithashtu financimi nga ana e Bashkisë i funksionimit të saj, duke mbështetur pagesën për një koordinator të Qendrës Rinore i cili do të koordinojë edhe me institucionet e tjera rajonale dhe kombëtare për të zbatuar projekte për të rinjtë.
Projekt tjetër është përmirësimi i shërbimeve në Qendrën Komunitare , të ngritur në lagjen pranë Tregut Industrial,duke financuar nga buxheti i Bashkisë për vitin 2016 shërbimet më një stomatolog dhe psikolog për të gjithë të rinjtë e zonës. Shërbimet do të ofrohen falas për grupmoshën 0-18 vjec.
Ndërsa projekti tjetër ka të bëjë me rijetëzimin e Pallatit të Kulturës, duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme gjenerimi të projekteve kulturore, turistike, promocioni për qytetin. Ky Projekt pritet të financohet nga grantet e donatorëve dhe do të ofrojë risi në ofertën kulturore të qytetit.
Gjithashtu në fushën e arsimit dhe sporteve, Kryetar i Bashkisë Z. Sinaj, theksoi se Bashkia Berat këtë vit po mbështet ekipet zinxhir të sporteve, duke synuar përfshirjën e të rinjve në aktivitete sportive, larg jetës rudimentare .
Biblioteka e qytetit gjithashtu është në rikonstruksion dhe do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet e saj ndaj lexuesve . Bashkia e Beratit këtë vit ka financuar blerjen e titujve të rinj të librave, vecanërisht për të rinjtë.
Kryetari i Bashkisë theksoi edhe investimet që po ndodhin në qytet, në parqe, rrugë dhe qendrën e qytetit , të cilat do vijojnë më tej më shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta dhe hapësira urbane me standarte për qytetarët.
Të rinjë bënë disa pyetje në lidhje me aktivitetet për të rinjtë në zonat e fshatrave, bizneset e te rinjve, fondin e ekselencës , nxitja e punësimit etj.
Ata shprehën interes për projektet e prezantuara dhe falenderuan Kryetarin e Bashkisë për nxitjen e projekteve rinore .
Në emër të Akademisë, Z. Vladimir Çela shprehu falenderimet për mbajtjen e premtimeve të platformës elektorale përsa i përket projekteve për të rinjtë dhe gjithashtu inkurajoi bashkëpunimin e mëtejshëm për të vënë në jetë këto projekte.
Akademia Rajonale e të Rinjve do të jetë në kontakte të vazhdueshme për të qenë një partner në zbatimin e projekteve për të rinjtë në qytet, duke mbështetur më ide dhe pjesëmarrje aktive.